E Martë, 3 Nëntor 2026

Goditet grupi i trafikantëve italo-shqiptarë, sekuestrohen mbi 10 milionë euro heroinë dhe kokainë

Autoritetet italiane kanë goditur një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës, duke çuar në pranga 12 persona, nga të cilët 6 shqiptarë.

Sipas medieve italiane, si rezultat i këtij operacioni u sekuestruan 200 kilogramë kokainë dhe heroinë, me vlerë mbi 10 milionë euro.

Shqiptarët u arrestuan në provincën e Teramos, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ata kishin secili bashkëpunëtorët e tyre, të cilët shpërndanin lëndën narkotike me pakicë duke ia çuar klientëve derë më derë. 

Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet me dije, teksa shqiptarët pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›