E Martë, 3 Nëntor 2026

Sherri në Hamallaj/ Gjykata e Durrësit lë në burg ish-gardistin Martin Nikolli

Gjykata e Durrësit ka caktuar sot (2 gusht) masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-gardistin Martin Nikolli dhe vëllain e tij pasi dhunuar disa anëtare të familjes Kaçi në Hamallaj.

Nikolli u arrestua më 30 korrik nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  pasi së bashku me vëllezërit e tij u kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta, anëtarë të familjes Kaçi. Gjatë konfliktit, punonjësi i gardës ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Për pasojë ai u përjashtua nga radhët e Gardës së Republikës nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Prej përplasjes së dhunshme janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njëri prej të cilëve ka përfunduar në spitalin rajonal të Durrësit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›