Goditet linja e trafikut kater ne pranga me 30 kg hashash nga Lazarati Details Published on Monday 30 May 2011 1309 Written by brikena Hits 5

Artan Koci
Udhetonin njeri pas tjetrit te ngarkuar me sasine e hashashit te ardhur nga Lazarati dhe me sa duket nuk e kane pritur qe policia tu perzihej neper kembe dhe ti udhetonte per hapjen e bagazhit te automjetit. Plot 30 kilograme lende narkotike e dyshuar si kanabis sativa te ndara ne pese thase jane gjendur te fshehura ne automjetin tip Mercedes-Benz 190 me targa AA 642 AI ndersa ne pranga jane vene kater persona. Operacioni antidroge eshte finalizuar nje dite me pare ne rrugen Jordan Misja ne Tirane kur agjentet e Seksionit kunder Narkotikeve ne bashkepunim me Sektorin e Forces se Posacme ne Policine e Tiranes kane bere te mundur goditjen e nje linje te trafikut te droges me prejardhje nga Lazarati dhe te destinuar per tregun vendas si dhe te huaj. Lajmi eshte konfirmuar nga te dhena zyrtare te Drejtorise se Policise se kryeqytetit sipas te cilave ne pranga jane vene Lavdrim Jata 24 vjec lindur e banues ne Paskuqan Tirane Edmond Faja 28 vjec lindur e banues ne Tirane Eduart Karaj 23 vjec lindur e banues ne Paskuqan Tirane si dhe Gojart Loci 30 vjec lindur e banues ne Paskuqan Tirane. Policia tha se gjithcka eshte bere e mundur fale nje hetimi disamujor ne ngarkim te shtetasve te sipercituar duke aplikuar me se miri metodat speciale te hetimit ku u arrit te percaktohej vendndodhja e tyre si dhe me pas arrestimi ne flagrance ne afersi te rruges Jordan Misja ne Tirane. Ndaj kater personave te sipercituar u mor masa e arrestit ne flagrance per vepren penale Prodhim shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim.
Tridhjete kilograme lende narkotike e dyshuar kanabis sativa e sekuestruar si dhe kater persona te arrestuar. Ky ka qene bilanci me i fundit i strukturave te policise se kryeqytetit nje dite me pare kur sipas te dhenave Seksioni kunder Narkotikeve ne bashkepunim me Sektorin e Forces se Posacme ne Policine e Tiranes ne vazhdimesi te shume operacioneve te suksesshme antidroge kane bere te mundur realizimin e nje tjeter operacioni ku u arrit sekuestrimi i nje sasie prej 30 kg hashash e ndare ne pako si dhe arrestimin e 4 shtetasve si posedues e shperndares se saj. Policia tha se fale nje hetimi disamujor ne ngarkim te shtetasve te siper cituar duke aplikuar me se miri metodat speciale te hetimit u arrit te percaktohet vendndodhja e tyre si dhe me pas arrestimi ne flagrance arrestim i cili u realizua ne afersi te rruges Jordan Misja ne Tirane.
Arrestimi i tyre u be ne bashkepunim me Njesine Operacionale Speciale ku pas kontrollit ne bagazhin e automjetit Mercedes-Benz 190 me targa AA 642 AI iu gjeten e iu sekuestruan ne cilesine e proves materiale 5 qese ku brenda tyre kishte afro 30 kg bime narkotike e llojit kanabis sativa nderkohe qe sipas te dhenave te policise behet e ditur gjithashtu se gjate zhvillimit te ketij operacioni u sekuestrua edhe dy automjete nje tip Mercedes-Benz 190 me targa AA 642 AI dhe Rover me targa TR 5905 J si edhe 5 telefona celulare te markave te ndryshme. Gjate ecurise se hetimit mbi keta shtetas mesohet se lenda narkotike kishte ardhur nga Lazarati me destinacion shitjen e saj per tregun e brendshem dhe nderkombetar ndersa fale shtrirjes se gjere te aplikimit te metodave speciale te hetimit u arrit kapja e tyre si dhe zbulimi me pas i linjes se trafikimit kapje e cila u realizua ne bashkepunim me Sektorin e Forces se Posacme ne Policine e Tiranes.
Te arrestuarLavderim Jata 24 vjec lindur e banues ne Paskuqan Tirane
Edmond Faja 28 vjec lindur e banues ne Tirane
Eduart Karaj 23 vjec lindur e banues ne Paskuqan Tirane
Gojart Loci 30 vjec lindur e banues ne Paskuqan Tirane
Sekuestruar30 kg lende narkotike kanabis sativa
Mercedes-Benz 190 me targa AA 642 AI
Rover me targa TR 5905 J
5 telefona celulare te markave te ndryshme