Vdes Pietro Menea legjenda e atletikes italiane dhe boterore

Vdes Pietro Menea, legjenda e atletikës italiane dhe botërore. Menea, ish-rekordmen dhe ish-kampion olimpik në 200 metra ndërroi jetë në një klinikë të Romës, ndërsa luftonte prej kohësh me një sëmundje të pashërueshme. Ai ishte 60 vjeç.
Italiani u bë kampion olimpik në vitin 1980 në Moskë në garën e 200 metrave, ndërsa më 1979 vendosi rekordin botëror që mbeti në fuqi për 17 vjet me radhë.
Menea cilësohet si një nga sportistët dhe atletët më të mirë të të gjitha kohëve në të gjithë botën, ndërsa pati një lidhje të veçantë me Shqipërinë, pasi për të u organizua turneu “Pietro Menea” vitin e kaluar. Ai e vizitoi disa herë vendin tonë
Pasi la sportin, Menea ishte politikan, por edhe përfaqësues i shoqërisë civile në sport.