E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, zgjedhjet e 24 marsit, përcaktuese për progres-raportin e BE

21-03-2013 / Gazeta 55

Bashkimi Evropian ka vlerësuar se zgjedhjet e lira dhe demokratike do të jenë vendimtare për raportin special të 16 prillit.
“Vetëm me zgjedhje korrekte dhe demokratike Maqedoni mund të pres që raporti special i Komisionit Evropian i 16 prillit të jetë pozitiv”, kanë theksuar drejtori i Drejtorisë për zgjerim të BE-së, Stefano Sanino dhe sekretari i përgjithshëm i Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS), Pjer Vimont.
Ata këtë porosi ia kanë bërë të qartë zëvendës/kryeministrit dhe ministrit për integrimin evropian të Maqedonisë, Fatmir Besimi, i cili po qëndron në Bruksel për vizitë treditore. 
Dy zyrtarët e lartë të BE-së i kanë bërë thirrje publike autoritetet të Shkupit që të tregojnë kapacitete demokratike për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, pasi që kjo do të jetë vendimtare në raportin e Komisionit Evropian.
Zëvendës kryeministri Besimi theksoi se Bashkimi Evropian me kujdes të madh po ndjekin procesin zgjedhor në Maqedoni.
(INA)

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›