E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet në mes të rrugës, humbë jetën një person

Një person ka humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Stagovë të Kaçanikut.

Policia ka njoftuar se aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmë në orën 23 e 20 minuta në aksin rrugor Ferizaj-Kaçanik.

Raportohet se një veturë civile të cilën e drejtonte një mashkull, gjersa ka qenë duke lëvizur në magjistrale, të varrezat e dëshmorëve, në fshatin Stagovë, në mes të rrugës ka goditur një këmbësor.

Viktima ka vdekur në vendngjarje ku vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësitë përkatëse policore kanë dal në vendngjarje dhe po merren me rastin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›