E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet nga orteku, në gjëndje të rëndë princi holandez

Goditet nga orteku, ndërsa gjëndja e tij shëndetësore raportohet të jetë tejet e rëndë. Kjo gjë i ka ndodhur princit të Holandës, Johan Friso, i cili është goditur nga një ortek në qytetin austriak Lech, ndërsa ishte duke bërë ski me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

Raportohet se djali më i ri i Mbretëreshes Beatrix është në gjendje  të rëndë, ndërsa ndodhet në një spital në Insbruck.

Këtë lajm e ka konfimuar  qeveria e Holandës, ndërsa citohet se jeta e princit mbetet në rrezik. Burime zyrtare kanë konfirmuar për BBC-në, se 43-vjeçari u mbulua nga masa e madhe e borës për rreth 15 minuta, përpara se të shpëtohej nga ekipet e emergjencës.

Princi Johan hoqi dorë nga e drejta për fronin holandez në vitin 2004 dhe është i martuar me aktivisten e të drejtave civile, Mabel Wisse Smit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›