E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngricat, përplaset makina e ambasadorit hollandez dhe deputetit Minxhozi

Duket se dëbora dhe ngricat jo vetëm kanë izoluar banorët, por tashmë janë kthyer në një ogur të keq për burim aksidentesh. Një aksident mes dy personalitetesh është shënuar ditën e sotme në mesditë në Bulqizë.

Protagonistë të kësaj ngjarje pa pasoja për jetën janë bërë ambasadori holandez në vendin tonë, Henk van den Dool, ndërsa automjeti i tij është përplasur me atë të deputetit të PS-së, Qemal Minxhozi.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë- Bulqizë, ndërsa mësohet se në momentin e përplasjes së dy automjeteve, në automjetin e ambasadorit holandez ndodhej dhe ambasadori slloven, Bojan Bertoncelj. Përpos kësaj, socialisti Minxhozi ka qënë i shoqëruar dhe nga tre pasagjerë.

Duke i’u referuar burimeve, mësohet se deputeti socialist ka shoqëruar me automjetin e tij dy kryediplomatët e huaj drejt Tiranës, pasi automjeti i tyre ka pësuar dëmtime më të mëdha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›