E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt çasti, plagoset 18-vjeçari

Një i ri ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në kryeqytet, ndërsa është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti me një person tjetër.

Kjo ngjarje është raportuar pranë shkollës Ismail Qemali, ndërsa plagë ka marrë 18-vjeçari me inicialet I. Qoshja.

Duke i’u referuar burimeve të policisë , ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës. 18-vjeçari është transportuar menjëherë në spital, ndërsa sipas bluzave të bardha, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimin për shkaqet e plagosjes dhe identifikimin e autorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›