E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet rrjeti i trafikantëve të drogës në Itali, pranga 13 shqiptarëve

policias-italianeItali- Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një bandë të trafikut të drogës dhe ka vënë në pranga 15 persona, mes të cilëve 13 shqiptarë.

Sipas mediave italiane, në operacionin e drejtuar nga policia e Pistoias, së bashku me 13 shqiptarët, janë arrestuar edhe dy shtetas italianë dhe një shtetas rumun.

Këtsa shtetas akuzohen për transportimin e drogës nga Shqipëria dhe shpërndarjen e saj në disa qytete të Italisë. Siç shkruajnë mediat italiane, organizata drejtohej nga një shqiptar, i cili e drejtonte gjithë veprimtarinë nga Shqipëria.

Thuhet se hetimet kanë nisur qysh prej vitit 2011, kohë kur policia italiane arrestoi disa të rinj që shpërndanin heroinë në qytetet Pistoia dhe Pescia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›