Drejtësia shqiptare, e korruptuar. Londra nuk ekstradon shqiptarin
Londër- Me argumentin se në Shqipëri mund ti shkelen të drejtat e njeriut, nënkryetari i Gjyatës së Lartë të Londrës, Lord Hope vendosi se Fatjon Kapri, nuk duhet esktraduar për në Shqipëri.
Kapri është dënuar në mungesë me 22 vjet burg për vrasjen në Londër në vitin 2001 të shqiptarit tjetër Ylli Pepa.
Gjykata më e lartë britanike, ka frikë se mos Kaprit mund të mos i bëhet një proces i ndershëm gjyqësor në vendin tonë.
E kjo sipas gjykatës mund të përbëjë një shkleje të të drjetave të tij njerëzore në bazë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Ka qenë pala mbrojtëse ajo që ka pretenduar se drejtësia shqiptare është e korruptuar dhe e mbështeti këtë pretendimin mbi bazën e një numër raportesh mes të cilave atyre të Komisonit Evropian, Agjencisë suedeze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, apo Departamentit amerikan të Shtetit.
Në vendimin e Gjykatës së Lartë të Londrës thuhet se: Natyrisht është e vështirë të shkojmë tek faktet e vërteta. Por ku ka tym, ka zjarr dhe aty ku pretendimet për korrupsion janë në masë, ato duhen marrë seriozisht.
Veprimi i duhur është që ky rast ti rikthehet Gjykatës së Apelit të Edinburgut, me qëllim që të jepet një informacion i përditësuar dhe të arrihet në një vendim të mirëinformuar për të parë nëse është kapërcyer ose jo pragu në lidhje me korrupsionin e sistemit shqiptar të drejtësisë.
Kapri u kap në Skoci në vitin 2010, pas kalimit në arrati për nëntë vjet me identitetin e rremë maqedonas Sajmir Sadiku dhe autroitetet shqiptare kërkuan ekstradimin e tij.