E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azilkërkuesit, Spanja kërkon rikthimin e vizave për Ballkanin Perëndimor

BRUKSEL- Përfaqësues të Bashkimit Evropian, javën e ardhshme, pritet që të vënë në rend dite çështjen e rikthimit të vizave për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Deputeti spanjoll Augistun Dias de Mera i ka kërkuar Komisionit Evropian rikthim të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deputeti spanjoll njëherësh negociatori i Parlamentit Evropian bën me doje se është arritur marrëveshje me shtet anëtare për pezullimin e përkohshëm të vizave.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian “numri i azilkërkuesve në vitin 2012, ka shënuar rritje rreth 50%, krahasuar me vitin 2011 ku  numrin më të madh e zënë azilkërkuesit shqiptarë dhe rom".

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›