Këshilli bashkiak, miratohen mes debateve 10 relacione

Është zhvilluar mes debatesh dhe replikash të shumta mbledhja e radhës e Këshillit bashkiak në Lushnjë. Ndonëse janë prezantuar 10 relacione për miratim nga këshilltarët, pika që ka ngjallur më shumë debat mes tyre ka qënë vendosja e agjentit tatimor per parkinget me pagese.
Keshilltaret e djathte kane rene dakord ne parim me kete relacion, por kane kerkuar transparence ne lidhje me procedurat dhe menyren e operimit te agjentit tatimor. Mbledhja e këshillit bashkiak u mbyll me miratimin e të gjitha relacionet e paraqitura.