E Diel, 1 Nëntor 2026

Bagdad, shtatë të vrarë nga sulmet me bomba

Të paktën shtatë persona janë vrarë nga dy sulme me bomba, në një lagje të kryeqytetit irakian, Bagdad.
 

Policia tha se një bombë shpërtheu sot në mëngjes afër një shtëpie në pjesën juglindore, ndërsa bomba e dytë shpërtheu në përpara një grupi njerëzish. Raportohet se afro 20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet.
 

Gjatë dy javëve të kaluara më se 180 persona janë vrarë në sulme në mbarë Irakun.
 

Sipas raporteve, në shumicën e sulmeve, në shënjestër ishin pjesëtarët e shumicës shiite myslimane, për shkak të armiqësive ndërmjet grupeve politike shiite, sunite dhe kurde në Irak.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›