E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditja e korrupsionit zbulohen 247 raste

Çdo ditë grupet e hetimit zbulojnë nga një rast korrupsioni. Kjo është mesatarja për 247 vepra penale që lidhen me këtë pjesë të kriminalitetit, të regjistruara për periudhën 1 janar- 31 gusht.

Sipas statistikave të policisë së Shtetit, në këto vepra penale janë implikuar 359 autorë, nga të cilët 45 janë arrestuar, 313 janë proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa 1 person është shpallur në kërkim.

E krahasuar me një vit më parë është ruajtur dinamika e goditjes së rasteve korruptive, kur për gjithë vitin 2010 ishin evidentuar 377 raste, me 599 autorë, nga të cilët 108 të arrestuar, 3 në kërkim dhe të tjerët në gjendje të lirë.

Specialistët kanë vlerësuar bashkëpunimin e policisë me 7 njësitë e përbashkëta hetimore pranë prokurorive të rretheve, duke dhënë rezultat të dukshëm në cilësinë e veprimeve procedurale dhe të niveleve të zyrtarëve të goditur, siç janë 4 rastet e heqjes së imunitetit për prokurorë dhe gjyqtarë, të cilat u përkasin viteve 2010 dhe 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›