E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxha Takova Withers nuk kam permendur Shkelzenin

Ish-shefi i Shtabit Luan Hoxha, ka reaguar pas publikimeve të disa kabllogrameve të Wikiliks nga mediat shqiptare përsa i përket një bisede të zhvilluar mes tij dhe ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Xhon Uithers.

Në letrën publike, Hoxha sqaron se gjatë bisedës me ish-ambasadorin amerikan, ai nuk e ka përmenduar asnjëherë emrin e djalit të kryeministrin, Shkëlzen Berisha as për incidentin teknologjik të Gërdecit dhe as për ndonjë çështje tjetër.

Sipas ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të gjithë pretendimet e tjera të publikuara në media janë aludime dhe se deponimin e tij mbi këtë çështje ai e ka bërë në të gjitha institucionet ligjore përkatëse

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›