Goditja e rrufese vdes nje 13-vjecare lendohen dy motra

Goditjet e rrufese kane shenuar nje viktime dhe dy te plagosura gjate dites se sotme. Nje 13-vjecare ka humbur jeten ndersa eshte goditur nga nje rrufe rreth ores 1745 ne nje fshat te Elbasanit. Anxhela Llapushi ka qene duke kullotur bagetite ne afersi te shtepise ne fshatin Blerimas te komunes Tregan kur eshte goditur nga nje rrufe. Per te mituren nuk ka pasur asnje mundesi shpetimi edhe pse i eshte dhene ndihma e pare. Goditja ka qene e menjehershme dhe e forte. 13-vjecarja ka gjetur vdekjen dhe grupi hetimor i mberritur ka percaktuar rastin si vdekje askidentale.
Nderkohe mbremjen e kaluar ne fshatin Kozmac jane plagosur dy motra. Lumturie Vadinaj 37 vjece me bashkeshortin dhe te motren kane qene duke ecur kur i ka zene shiu. Ndalja nen nje peme per tu mbrojtur nga shiu ka qene fatkeqe per to pasi nje rrufe ka rene mbi te. 37-vjecarja eshte ne spital ne gjendje te rende ndersa e motra ka marre plage te lehta.
Javen e kaluar dy vete nderruan jete ne qarkun e Korces nga goditja e rrufese.