E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Ishte një fitore e vërtetë, fitore e demokracisë

Kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një konferencë për shtyp para pak minutash.

Mbrëmë KQZ duke vepruar si KZAZ mori vendimin duke garantuar se çdo votë është numëruar. U mbrojt integriteti i votës me këtë numërim. Votat u numëruan, u vlerësuan drejtpërdrejt në TV. Mbi 250 mijë qytetarë votuan në këto zgjedhje, më shumë se ndonjëherë. Është një e drejtë themelore, universale e çdo njeriu të lirë që çdo votë të numërohet. Deri tani çdo votë është numëruar dhe zëri i çdo qytetari është dëgjuar. Kjo është një fitore e vërtetë, një fitore e demokracisë. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që votuan në këto zgjedhje. Kjo ishte një garë e ngushtë, por këto janë zgjedhje me të cilat Tirana ndjehet krenare. Është më e lehtë për demokracinë të funksionojë kur ka rezultate të thella, por demokracia me rezultate të ngushta vihet në provë, tha Basha.

Ai shtoi se ka shumë entuziazëm dhe ai është i përfshirë në këtë entuziazëm.

Qytetarët e kanë respektuar durimin dhe mënyrën se si respektuam institucionet. Ka shumë entuziazëm dhe unë jam brenda kësaj atmosfere. 81 bashkëqytetarë më shumë votuan për mua. Por unë do pres deri në përfundimin e procesit. Ai duhet të vijojë me besim të plotë tek procesi zgjedhor, tha Basha.

Ai ftoi qytetarët megjithatë të jenë të qetë.

Më lejoni tju ftoj për një refleksion të qetë. Kjo është më e mira që mund të bëjmë për qytetin tonë, për Tiranën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›