Ambasada amerikane vlerëson vëzhguesit vendorë. Raporti i tyre kritikonte ashpër KQZ-në
Ambasada amerikane, përmes një njoftimi, ka vlerësuar punën e bërë nga vëzhguesit vendorë, duke thënë se ata kanë luajtur një rol të çmueshëm në interes të qytetarëve të Shqipërisë. Koalicioni i vëzhguesve vendorë, i përbërë nga 8 KQZ, monitoroi zgjedhjet në mbarë vendin, duke mbuluar të gjitha qendrat e votimit. Ata operuan me një fond të ambasadës amerikane. Kjo e fundit thotë se nuk ka ndikuar në përmbajtjen e raporteve të tyre. Në raportin e fundit të vëzhguesve të ODIHR kritikohej ashpër puna e KQZ, duke thënë se po merr vendime të paligjshme për rezultatin e Tiranës, duke ndikuar në standardin zgjedhor.