PS çon KQZ-në në Kolegj Zgjedhor. Policia merr në ruajtje gjyqtarët. Rama: Presion ndaj tyre
UPDATE_ Disa fishekzjarre mbrëmë në orët e vona, pak pas shpalljes së rezultatit nga KQZ, ishin sinjali se disa përkrahës të qeverisë po festonin. Sot në mëngjes Tirana është gdhirë e qetë. Një qetësi e frikshme ka mbizotëruar gjithë paraditen. Kryeministri Sali Berisha ka bërë disa takime për të dhënë idenë që situata është e qetë dhe normale. Qe ne oret e para te mengjesit, PS ka dorëzuar në heshtje padinë në Kolegj Zgjedhor ndaj vendimit te KQZ. Disa media të qeverisë thonë se gjyqtarët e Kolegjit janë marrë në mbrojtje nga policia.
Per kete lajm ka reaguar edhe kryetari i opozites, Edi Rama. “Gjyqtarët e këtij ligji janë vënë në survejim policor nga njerëzit e Saliut. Nuk di arsye tjetër përveçse për ti mbajtur nën presion. Nga kush i mbron Saliu gjykatësit? Opozita nuk ka konflikt dhe as llogari të hapura me gjykatësit, por vetëm me Saliun dhe pushtetin e tij të vjedhur, që synon të asgjësojë besimin e shqiptarëve tek zgjedhjet dhe të godasë opozitën duke synuar të dekurajojë opozitarizmin,” tha Rama.