Sot 8 Dhjetori – Dita e Rinisë, aktivitetet festive shtyhen pa afat

Koncerti i madh i planifikuar te zhvillohej sot duke nisur nga ora 17.00 ne Pallatin e Kongreseve, me pjesemarrje te kengetareve te famshem nga vendi dhe bota, eshte shtyre pa afat, vendim qe u deklarua para tre ditesh nga kryeministri Sali Berisha
Tirane, 8 dhjetor, NOA Update – Dita e sotme, e percaktuar si Dita e Rinise, perkujton te shqiptaret e sidomos per te djathten ne vend, Levizjen e Dhjetorit te kryer nga studentet ne vitin ’90.
Levizja e pare studentore kunder diktatures eshte cilesuar vetem si festa e rinise, ashtu si ne shume vende te Bashkimit Evropian.
Ne fakt, kjo eshte nje praktike qe ndiqet ne shume vende te Evropes, ku shtete te ndryshme si Italia, Bullgaria, Greqia e konsiderojne diten e sotme si festen e rinise.
Kjo perkon ne Shqiperi edhe me faktin se me 8 dhjetor 1990, nje grup studentesh e pedagogesh te Universiteteve te Tiranes dhe banore te qytetit “Studenti”, u bene iniciatore e protagoniste te ktheses se madhe historike ne vend, duke rrezuar regjimin komunist dhe vendosur ate pluralist.
Kjo dite eshte festuar shpesh nga demokratet me koncerte te medha festive dhe aktivitete te ndryshme, por kete here, nisur nga situata e krijuar prej permbytjeve ne vend, te gjitha keto jane anuluar per kete vit.
Madje koncerti i madh i planifikuar te zhvillohej sot duke nisur nga ora 17.00 ne Pallatin e Kongreseve, me pjesemarrje te kengetareve te famshem nga vendi dhe bota, eshte shtyre pa afat, vendim qe u deklarua para tre ditesh nga kryeministri Sali Berisha.
Pikerisht ne kete date, ishte planifikuar bashkim iaktiviteteve festive. Behej fjale per koncert festiv qe do te niste pasditen e 14 dhjetorit dhe vijonte deri ne mesnate kur ishte planifikuar te niste festimi i heqjes se vizave, pasi ne oren 00.00 te dates 15 dhjetor 2010 zhduket dhe barriera Shengen per shqiptaret qe detyroheshin te kalonin me viza ne BE.
Burime zyrtare nga stafi organizator prane PD dhe Keshillit te Ministrave i thane sot agjencise se Lajmeve NOA se jane ssshtyre pa afat, te gjitha festimet per 8 Dhjetorin, Dita e Rinise, kur pritej te vinte ne Pallatin e Kongreseve kengetarja nga Barbados, Rihanna, kremtimet e 12 Dhjetorit, krijimit te Partise Demokratike dhe festimet e medha per heqjen e vizave qe ishin planifikuar te nisnin me 14 dhjetor e te vazhdonin gjate nates duke hyre 15 dhjetori qe shenon daten kur fizikisht hyn ne fuqi anulimi i regjimit te vizave Shengen 90 ditore per shqiptaret.
e.r/NOA