E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 dhjetori, sot Dita e Rinisë/ Përkujtohet Lëvizja e Dhjetorit

Tirane, 8 dhjetor, NOA – Dita e sotme, e percaktuar si Dita e Rinise, perkujton per te djathten ne vend, Levizjen e Dhjetorit te kryer nga studentet ne vitin ’90.

Kjo dite eshte festuar perhere nga demokratet me koncerte te medha festive dhe aktivitete te ndryshme, por kete here, nisur nga situata e krijuar prej permbytjeve ne vend, te gjitha keto jane anuluar per kete vit.

Levizja e pare studentore kunder diktatures eshte cilesuar vetem si festa e rinise, ashtu si ne shume vende te Bashkimit Evropian.

Ne fakt, kjo eshte nje praktike qe ndiqet ne shume vende te Evropes, ku shtete te ndryshme si Italia, Bullgaria, Greqia e konsiderojne diten e sotme si festen e rinise.

Kjo perkon ne Shqiperi edhe me faktin se me 8 dhjetor 1990, nje grup studentesh e pedagogesh te Universiteteve te Tiranes dhe banore te qytetit “Studenti”, u bene iniciatore e protagoniste te ktheses se madhe historike ne vend, duke rrezuar regjimin komunist dhe vendosur ate pluralist.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›