Goditjet e munguar të kësaj merkato
Megjithëse për lojtarë si Kaka, Ronaldo, Ibrahimoviç e CO kjo merkato i plotësoi dëshirat për të kaluar në klubet e ëndrrave, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për të gjithë. Duke nisur nga maqedonasi i Lacios Goran Pandev që ka probleme me Lotiton, tek interistët Kuarezma e Mansini, nga bomberët e klasit Nistelroj dhe Trezege tashmë të plakur, tek Van der Vart e Hleb që s’gjejnë dot hapësirë në ekipet e tyre, merkato e janarit përbën një obsesion duke qenë se Botërori i 2010 mund t’i ketë spektatorë e jo protagonistë.
Po le ta nisim me radhë, si mund të jetë merkato e janarit, për aq kohë sa gjendja aktuale e lojtarëve në këto klube nuk ndryshon:
Sulmuesi i Lacios Pandev ëshjtë sigurisht më i pakënaquri. I lënë jashtë skuadrës, maqedonasi mendon të firmosë një kontratë në janar dhe ekipet që e presin sigurisht janë më prestigjiozë se ai lacial: Inter-Juve-Fiorentina (në rast skualifikimi të Mutusë)
Sulmuesi i Realit të Madridit Rud van Nistelroj refuzoi Romën ditën e fundit të merkatos, por konkurenca e fortë në Madrid me siguri do ta shtyjë drejt një klubi në janar. E njëjta gjë vlen edhe për Van der Vartin, i mbyllur nga Kaka-Ronaldo-Alonso.
Fatin e Nistelrojit do ta ndjekë me shumë gjasa edhe Trezege që vuan për hapësirë nga një konkurencë e fortë Amauri-Iakuinta-Del Piero. Ekipet franceze por edhe Roma janë të gatshëm ta kenë në gjirin e tyre Trezegolin.
Në fund, Interi i stërmushur me yje, ku Kuarezma dhe Mansini deri në janar të paktën do të ndjekin itinerarin tribunë-pankinë. Për portugezin pritet një ofertë e Mançester Sitit ndërsa për brazilianin një ofensivë në janar nga Roma, Xhenoa apo Lioni.