E Diel, 1 Nëntor 2026

Del Piero: I lumtur me fitoren, por shpresoj të luaj

Nuk ka luajtur ende asnjë minutë në këtë kampionat dhe ka qendruar në pankinë në fitoren 3-1 në “Olimpiko” ndaj Romës. Por Alesandro Del Piero nuk shqetësohet, por i gëzohet suksesit dhe vendit të parë në klasifikim, ashtu si të gjithë shokët e skuadrës.

Italiani komenton javën e dytë të Serisë A në faqen personale në internet: “Jemi të lumtur për tre pikët në fushën e Romës, aq më tepër që këto pikë u arritën falë një loje me personalitet dhe vendosmëri. Duhet ta ruajmë këtë mentalitet gjatë gjithë sezonit, në mënyrë që të arrijmë objektivat që kemi përcaktuar dhe që tifozët presin nga ne.”

Kapiteni juventin, që në ndeshjen e parë nuk ishte i gatshëm për shkak të një dëmtimi, në takimin e fundjavës ndaj Romës nuk u aktivizua asnjë minutë, për shkak të zgjedhjeve teknike të Ferraras. Ai shpreson që së shpejti të japë kontributin e tij: “Jam gati për t’u rikthyer dhe shpresoj që në ndeshjen e ardhshme kundër Lacios të mund të luaj.”

Në ndeshjen ndaj Romës, Del Piero doli për një kohë të gjatë në nxemje dhe trajneri Ferrara pohoi se e pa jo shumë të kënaqur për këtë. “Por shpejt do t’i vijë rradha edhe atij,”- ka thënë Ferrara.  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›