E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolumbi mijera vete ne mbeshtetje te negocatiave me rebelet e FARC

Me dhjetëra mijëra kolumbianë mes të cilëve dhe presidenti Huan Manuel Santos kanë marrë pjesë në një marshim për paqen dhe në mbështetje të negociatave me forcat rebele të FARK, në rrugët e Bogotas. Pas dekadash përpjekjesh për bisedime, guerrilasit dhe qeveria kolumbiane janë rikthyer në tryezëne bisedimeve, së pari në Norvegji e tashmë në Kubë. Në rreth 50 vjet konflikt kanë mbetur të vrarë rreth 600 mijë perona dhe janë shpërngulur nga vendbanimete tyre më shumë se 4 milionë të tjerë. Negociatat janë një sfidë për Santos që pasoi Uriben, por dhe një bankë prove diplomatike për Kubën, Kilin dhe Venezuelën, që janë gjithashtu të pranishëm në tryezën e negociatave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›