Godo: “4-5 ministra duhet të largohen nga kabineti ‘Berisha’”
INTERVISTA/ Flet Presidenti i Asamblesë Kombëtare të PR-së, Sabri Godo
Ideologu i republikanëve, Sabri Godo, vlerëson se është i nevojshëm ndryshimi në masën afro 50% i kabinetit qeveritar. Sipas tij, kryeministri Berisha duhet të ndryshojë 4-5 ministra, pasi ka një nevojë të menjëhershme për një reformim të qeverisë, në mënyrë që ajo të plotësohet më mirë, të jetë më solide, të jetë më kredibël dhe më eficiente. Godo shpreh kritika të ashpra edhe në adresë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili, sipas tij, vetëm ka tërhequr problemet zvarrë pa dhënë zgjidhjet e duhura në mjaft çështje.
Elton Metaj
Presidenti i Republikës ktheu disa ditë më parë një tjetër ligj që lidhej me çështjen e pronave. Mendoni se zgjidhja e çështjes së pronave do të pësojë një tjetër shtyrje duke larguar zgjidhjen?
Është bërë një ngatërresë e madhe me pronat që në fillim. Këto tashmë dihen dhe janë përsëritur deri në mërzitje. Lidhur me ligjin e fundit që ka kthyer Presidenti, unë nuk jam dhe aq dakord. Të gjithë pranojmë se me pronat është bërë një spekulim i pafund nga viti 1993, kur u krijuan komisionet e famshme të kthimit të pronave. Jemi ende shumë larg për të arritur që të shkojë prona te i zoti dhe punët janë koklavitur aq shumë, sa nuk më duket se do të arrihet një zgjidhje përfundimtare. Dhe kjo është një gjë e rëndë, sepse pa u zgjidhur çështja e pronës nuk mund të zërë vend toka.
Kur hartuat Kushtetutën, në vitin 1998, e kishit parashikuar se zgjidhja e çështjes së pronave do të zgjaste kaq shumë?
Unë kisha fuqi atëherë të imponohesha në komisionin e hartimit të Kushtetutës edhe si individ, pasi vija nga e djathta. Unë vura këtë kusht; që do të bëhet ky nen për pronat, ose unë do të dal. Dhe largimi im vinte në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë socialistët dhe Skënder Gjinushin, sepse do të thuhej që Kushtetuta bëhej nga të majtët, pa pjesëmarrjen e të djathtëve. Pra, unë kisha këtë kartë politike të fortë në dorë dhe ata u nënshtruan duke pranuar ta shkruajnë nenin 41 të Kushtetutës sipas formulimit që bëra në konsultim me një nga juristët më të mirë në Shqipëri, Kleanthi Koçi. Ajo përmblidhet në pak: ǒështë prona ligjore në Shqipëri? Përgjigjja është neto: Pronë ligjore është ajo që trashëgohet, ajo që blihet në zyrën noteriale dhe ajo që mund të jetë përfituar nga rrethana të tjera që parashikon Kodi Civil, si shpyllëzimi, lirimi nga uji etj. Të tjera burime pronësie Kushtetuta nuk njeh. Kjo do të thotë se binte Ligji 7501, binte ligji i vitit 1994 për fermat shtetërore dhe çdo ligj tjetër. Por kjo ishte një rrugë shumë e përpjetë për t’ia dalë në krye.
Megjithatë, kritikuat Presidentin që ktheu ligjin e fundit për pronat.
Meqenëse këtu janë bërë spekulime pa fund, le të tentojmë së paku të ndreqet një pjesë e tyre. Në rast se kjo Agjenci e Kthimit të Pronave ka materiale flagrante në dorë që provojmë se dikujt i është dhënë një pronë e madhe duke blerë vendimin e një gjykatësi të faktit, atëherë çfarë do të bëjmë me këto? Kjo duhej menduar nga Presidenti kur u kthye ky ligj. Për mua Agjencia duhet të funksionojë ndryshe dhe nuk duhet të jetë një individ i vetëm që duhet të vendosë. Ndoshta atje duhej të kishte një këshill me 5 veta që të shprehen për nëse vendimet janë ose jo të rregullta.
Keni folur disa kohë më parë për mundësinë e ndryshimeve në qeveri. Mendoni se duhet të ketë ndryshim ministrash dhe, nëse po, në cilët sektorë?
Unë besoj se duhet të lëvizin 4-5 ministra. Në rast se them se cilët janë këta, ka të ngjarë të bëj ndonjë gabim, sepse ka një aparat të Këshillit të Ministrave dhe ai që është në krye të këtij Këshilli e di se ku nuk funksionon si duhet. Të gjykosh nga jashtë, mund të jesh subjektiv. Unë ndiej nevojën e një reformimi të qeverisë, të plotësohet më mirë, të jetë më solide, të jetë më kredibël dhe më eficiente.
Megjithatë, cilët janë sektorët ku duhet ndërhyrë?
Në rast se them një sektor, atëherë kam thënë një emër. Nuk mund t’i jap vetes një atribut të tillë se nuk kam të dhënat e duhura. Nuk jam në një terren të sigurt për të thënë se ky ministër duhet hequr. Për ato që ka bërë një ministër mund të ketë justifikime, sepse janë më tepër procedura të brendshme.
Çfarë keni parasysh kur thoni se duhet të kemi një qeveri më solide?
Një qeveri që të demonstrojë më mirë energjitë e veta, të ketë më tepër kapacitete administrative, të mund t’u sjellë bindjen qytetarëve se kjo është një qeveri e fortë që mund të na zgjidhë problemet. Këtë, unë besoj se nuk mund ta thonë qytetarët sot me gojën plot.
Ndërkohë, maxhoranca dhe opozita po debatojnë ashpër ditët e fundit lidhur me korrupsionin. Mendoni se niveli i korrupsionit është kaq i lartë sa thotë opozita, apo ka një fryrje për interesa politike?
Mendoj se problemi në tërësi është shumë i rëndë. Lufta me korrupsionin ka marrë disi pamjen e një ndeshjeje basketbolli që nuk tërheq më spektatorë. Nëse sheh gazetat mund të lexosh se dikush ka vjedhur 1 milion euro, një tjetër 10 milionë euro, tjetri 100 milionë euro. Këto janë shifra që tronditin buxhetin e shtetit. Megjithatë, këto harrohen dhe shtohen lëndë të reja. Më e keqja është se sapo bëhet një akuzë e rëndë, për të cilën mund ta dënoje me 20 vjet burg të akuzuarin, ai që akuzohet menjëherë fillon kundërofensivën pa u ndalur të justifikojë veten. Kjo lojë është duke u bërë dhe është kthyer në një lloj sporti.
Megjithatë, ka apo jo korrupsion më të lartë në qeveri?
Këtu njerëzit duhet të çmenden. Nëse dëgjojnë këto gjëra dhe vërtet thonë se janë duke na vjedhur me shumicë, sa në një krah në tjetrin, e gjitha kjo shkon në kurrizin e atyre që nuk kanë para për të dërguar fëmijët në shkollë, të pensionistit që duhet të mendohet për të marrë një kile mish në javë. Kemi një popull që jeton ende në varfëri të madhe dhe të dëgjosh që luhet me milionat, duhet të thuash se çfarë do të bëhet. Dhe në fakt nuk bëhet gjë. Shoh një Prokurori që rri duke përtypur çamçakëz, ndërsa gjithë këto hata ndodhin në Shqipëri. Prokurori thotë se politikanët i ndërrojnë deklarimet. Po Prokuroria çfarë bën? E lë veten që politikanët të tallen me të? Kjo prokurori është inekzistente, është si e vënë në frigorifer. Këtu më lindin disa pyetje të tjera, sepse kemi një President të Republikës i cili ka të bëjë me Prokurorinë. Në rast se kjo prokurore e Përgjithshme nuk bën asgjë dhe kjo prokurori veçse rri atje dhe eglendiset me gjërat për të thënë herë pas here ndonjë budallallëk, pa përfunduar asnjë proces serioz, si mund ta durojë Presidenti një prokurore të tillë? Merrni në pyetje qytetarët në Shqipëri dhe në 10 veta, 9 prej tyre do të thonë se nuk mund të fitosh asnjë gjyq pa paguar para. Atëherë Presidenti që ka në dorë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe ka këto marrëdhënie institucionale me Prokurorinë do të luftojë, apo do të rrijë duke bërë sehir? Nga kjo varet suksesi i Presidentit ose dështimi i tij. Më e pakta që mund të thuhet është se ky President nuk bëri gjë tjetër veçse i hoqi punët zvarrë dhe i la siç i gjeti.
Cila është arsyeja që Presidenti nuk ndërhyn te Prokuroria apo te KLD-ja?
Ndoshta sepse ndjehet i vetmuar dhe mund të jetë shumë e vështirë për një individ t’ia hyjë kësaj fushate të madhe. Por kjo duhet menduar. Sa më lart të ngjitesh në përgjegjësi, aq më të mëdha janë edhe përgjegjësitë që merr përsipër. Të ngjitesh lart nuk do të thotë të krijosh një lloj rehatie dhe herë pas here të thuash ndonjë fjalë, por t’i vësh gjoksin rrymës së këtij lumi të madh që është vështirë të përballohet. Cilido president që të ishte nuk do ta kishte të lehtë, por unë nuk shoh të bëhen përpjekjet e duhura që të hapet një rrugë shprese.
Mendoni se ka ardhur koha që prokurorja e Përgjithshme të largohet?
Unë nuk e shoh gjëkundi këtë prokurore. Nuk shoh që kjo prokurori të ketë përfunduar një proces penal që mund të jetë hapur deri tani ose të ketë në duar çështje që janë vetëm diskutim i politikës për të hutuar njerëzit. Kjo prokurori, që duhet të jetë në ballë të luftës kundër korrupsionit, nuk arrin të na bindë se vërtet është impenjuar në këtë punë.
Kemi dy çështje të rëndësishme, si ajo e Gërdecit dhe e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës që nuk kanë marrë zgjidhje. A kanë qenë këto çështje ku është thyer besimi mes organit të akuzës, gjykatave, Presidentit dhe politikës në tërësi?
Në qoftë se në këto çështje ka pasur gjëra për t’u zbuluar dhe për t’u paditur dhe nuk janë bërë, atëherë është thjesht për paaftësi të Prokurorisë ose le të themi që s’ka pasur gjë për të kërkuar në këto dy raste. Këtu mbetemi gjithnjë në fushën e supozimeve, sepse asnjëherë nuk është bërë qartësi e plotë.
Marrë nga “TV Koha”
28 Gusht 2010