E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Demonstratat e opozitës japin idenë e destabilitetit politik

Republikani Sabri Godo këshillon politikën shqiptare të gjejë gjuhën e konsensusit. Sipas tij, demonstratat dhe manifestimet e opozitës krijojnë përshtypjen e destabilitetit politik për opinionin e brendshëm e sidomos për atë të jashtëm. Nuk jam kundër të drejtës për të demonstruar, opozita mund ti shpallë 101 arsye për të kërkuar rrëzimin e qeverisë, por duhet ditur kur dhe me çmjete bëhet kjo, - deklaron ai në një prononcim për standard. Zoti Godo thekson se brenda dy muajve Evropa na ka dhënë tri herë afate, që të gjejmë një marrëveshje, ndërkohë që këto thirrje serioze kanë rënë në boshllëk. Pajtohem me ata që thonë se Evropës po i soset durimi. SHBA-së po ashtu. Në vend që të arrijmë marrëveshje, bëjmë demonstrime të forcës në qendër të Tiranës. Çdo të mendojnë të huajt për ne, sidomos lidhur me integrimin? Çdo të mendojmë ne vetë për veten tonë pas dhjetë vjetësh?, - pohon ai. Godo deklarohet prerazi dhe kundra hapjes së kutive, duke shpjeguar se hapja e tyre nuk do të jepte asnjë zgjidhje. OSBE ka thënë në raportin e vet se 1/3 e rasteve, votimet u bënë keq, ose shumë keq. Pra, e dimë që më parë se mesatarisht një në çdo tre kuti ka parregullsi. Atëherë, çdo të kërkojmë me hapjen e kutive? Së dyti, ky proces nuk do të ishte edhe aq i thjeshtë. Duhet përcaktuar sa kuti do të hapen, ku do të hapen, si do të bëhet kontrolli dhe kush do ta bëjë. Për çdo hallkë të këtij procesi do të lindnin grindje, se cila nga palët do të kërkonte atë që justifikon më tepër tezën e vet dhe kështu, palët do të hynin në një pazar pa fund, - pohon ai. Lidhur me këtë çështje, Godo mbështet idenë që zgjidhja të vijë nga Gjykata Kushtetuese me asistencën e Komisionit të Venecias. Lidhur me atë që do të ndodhë pas 30 prillit, Godo pohon se palët do të përgjojnë edhe më tej lëvizjet e njëra-tjetrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›