E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen sot në Tiranë, takon autoritetet shqiptare

Sot mbërrin në Tiranë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ku do të takohet gjatë gjithë ditës me autoritetet e larta shtetërore. Ai do të pritet nga ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Ndërkohë që në ora 11:15, në Ministrinë e Mbrojtjes do të zhvillohet ceremonia e pritjes së sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili vjen për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Pas pritjes me trup roje nderi, z. Rasmussen dhe delegacioni që ai shoqëron do të priten në një takim të veçantë nga ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussenm ka të fiksuar në axhendën e tij një takim kokë më kokë me Kryeministrin Sali Berisha në orën 12.10-12.30 dhe më pas një konferencë e përbashkët për shtyp, për tia lënë më pas vendin takimit me kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe rreth orës 15:40 me Presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›