Dy projekte, per shkembinjte e kalase
Berat- Shkeputja e nje masivi shkembor mbi lagjen "Mangalem" te Beratit, me pasoje demtimin e dy shtepive dhe nje makine, ka vene ne alarm edhe Ministrine e Brendshme. Numri dy i ketij dikasteri, Ferdinand Pone, ka zbarkuar dje ne qytetin e gurte duke premtuar marrjen e masave per shmangien e incidenteve te tilla ne lagjet muzeale dhe te tragjedive. Pone, ka marre kontakte me pushtetaret vendore, te cilet e njohen me problemin e shkembit te rrezuar dhe rrezikun e renies se te tjereve, nese nuk merren masa urgjente. Prefekti Konstandin Lefta dhe kryetari i bashkise, Fadil Nasufi, i kerkuan zv/ministrit, mberritjen e menjehershme te nje grupi specialistesh per te bere studimin e zones dhe me pas, marrjen e masave per zgjidhjen e problemit te kesaj lagjeje. Gjate nje prononcimi per medien, Pone ka pohuar se, "pas ngjarjes se ndodhur dy dite me pare, e qe fatmiresisht nuk ka shenuar deme te medha, eshte e nevojshme nje nderhyrje e shpejte dhe e studiuar ne kete zone, qe vazhdon te jete ne rrezik". Per te realizuar kete nisme, zyrtari i larte, kerkoi bashkerendim te punes se institucioneve e ministrive, duke perzgjedhur mes dy metodave, asaj te vendosjes se perdeve te varura, ose te mbeshtetura ne faqen e malit, apo metoden e kolonave per te krijuar nje mur qe te evitoje rrezikun permanent ne kete lagje. Ne lidhje me 3 masivet e tjere, shkembore qe sipas specialisteve rrezikojne te bien, Pone tha se do te nderhyhet per te shmangur rrezikun.
E. Hazizolli
E. Hazizolli