Trafiku i narkotikeve, prangosen 58 persona
MILANO- Policia e rajonit te Lombardise, zona e Milanos, ka goditur nje rrjet te fuqishem te trafiqeve te narkotikeve nga rajoni i Ballkanit ne Itali. Mes 58 te ndaluarve mesohet se ka dhe shume shqiptare. Hetimet kane nisur qe prej vitit 2005, pas dyshimeve per kalimin e sasive te medha te droges nga Shqiperia per ne Itali. Mesohet se jane sekuestruar 80 kg heroine, kokaine dhe marihuane, ndersa kalimi behej duke fshehur narkotikun ne gomat e kamioneve apo maunave te transportit. Ne kuader te ketij operacioni policia ka sekuestruar dy laboratore klandestine, ku behej paketimi i droges, si dhe ka ndaluar dhe nje shqiptar, ndaj te cilit ishte firmosur nje urdher-arresti nderkombetar. Fillimisht u kapen 32 persona dhe me pas 8 shperndares te tjere ne zonen e Milanos. Operacioni eshte perhapur edhe ne zona te tjera si Piacenza, Fermo, Askoli, Piceno, Teramo, dhe Katania, ku jane kapur 22 persona.