Denoncon kryekomunarin per demtimin e prones
Fier- Nje denoncim i rralle eshte depozituar pak dite me pare ne Prokurorine e Fierit, nga nje banor i komunes Frakull, fshati Kashisht. Mehmet Ceka, kerkoi demshperblim nga kryetari i komunes, Viktor Cervanaku, duke e akuzuar kete te fundit se po i demton siperfaqen e tokes qe ka me tapi, duke germuar per qellime te marrjes se inerteve. Burime zyrtare nga prokuroria, konfirmuan regjistrimin e kallezimit ne kancelari per gazeten "KJ" dhe bene me dije, se kane nisur hetimet per kete ngjarje. "Akuza e ngritur nga Mehmet Ceka, eshte ajo e "shkaterrim te prones" dhe ceshtja eshte nen hetim", thane burimet. Banori pretendon se padrejtesisht dhe pa i marre leje, po gerryhet toka qe ka ne pronesi, nga firmat qe punojne per ndertimin e autostrades dhe qe i ka lejuar pikerisht kryekomunari. Keto pretendime, priten te verifikohen nga prokuroria gjate hetimit. Ne Keshillin e Qarkut te Fierit, konfirmohet se jane ne dijeni te ketij rasti dhe se jane shkelur ligjet. Zyrtaret thane se nuk eshte vetem ky rast i demtimit te prones ne kete qark, pasi pretendohen edhe germime te tjera te paligjshme.
Xh. B.
Xh. B.