E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Ende s'kemi marreveshje me PD per zgjedhjet

Mes Partise Republikane edhe Partise Demokratike ende nuk ka nje marreveshje, per sa i perket edhe zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Nje fakt i tille eshte pranuar dje nga ana e presidentit te Asamblese se Partise Republikane, Sabri Godo, ne nje prononcim per "Koha Jone". Sipas Godos, perfaqesuesit e Partise Republikane prej kohesh kane kerkuar nje forme bashkimi me Partine Demokratike, nje bashkim qe duhej te funksiononte dhe pertej zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te ketij viti, por nuk ka ardhur nje pergjigje per sa i perket formes se ardhshme te bashkepunimit, menyres se ketij kooperimi. "Ne kemi kerkuar prej kohesh nga perfaqesuesit e Partise Demokratike diskutim per menyren se si do ta vazhdojme bashkepunimin qe kemi aktualisht. Por ende nuk kemi marre nje pergjigje nga ana e kryetarit te PD-se, njekohesisht kryeministrit Berisha", deklaron presidenti i Nderit te Asamblese se PR-se, Sabri Godo. Sipas tij, PR ende nuk ka marre nje pergjigje nga demokratet ne lidhje me propozimet dhe nje heshtje e tille per te, eshte me te vertete shqetesuese. Nisur nga kjo sipas Godos, tashme eshte radha e perfaqesuesve te PD-se qe te japin propozimet e tyre dhe mbi to, te diskutohet per sa i perket edhe vazhdimit te bashkepunimit me partine drejtuese te koalicionit qeverises dhe menyres se riperteritjes se ketij koalicioni. "Nuk mund te vazhdohet te trokitet ne nje dere me shume se tre here", thekson ne fjalen e tij, Sabri Godo duke lene te kuptohet se duhet te jete kryetari i PD-se, Berisha, ai i cili duhet te ndermarre hapat e radhes, per sa i perket gjetjes se formes se bashkepunimit mes demokrateve dhe republikaneve. Presidenti i republikaneve theksoi ne prononcim se PR vazhdon t'i qendroje idese se saj, per mbledhjen e partive te djathta te koalicionit ne nje federate te perbashket, perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Ne kete menyre sipas tij, partite e koalicionit do te vazhdojne te kene nje bashkepunim me te ngushte nga ai qe kane aktualisht. Por nga ana tjeter, sipas Godos edhe ne rast se nuk pranohet ideja e republikaneve per sa i perket nje federate te perbashket, do te ishte e udhes qe te nisnin diskutimet ne lidhje me gjetjen e nje menyre te sa me te mire te bashkepunimit edhe brenda nje koalicioni te perbashket. "Do te ishte nje gje shume e mire nese Partia Demokratike do te pranonte krijimin e nje federate te perbashket perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Por gjithsesi nuk mund te perjashtohen edhe mundesite e bashkepunimit ne nje koalicion", deklaroi Sabri Godo. Ne prag te fushates per zgjedhjet e ardhshme parlamentare mes partive te koalicionit qeveritar, priten edhe diskutime intensive per sa i perket vendosjes se termave te bashkepunimit, bashkepunim ky i cili do te kete si qellim kryesor edhe mbledhjen e sa me shume votave. Fatjona Mejdini

9 Deputete Jane aktualisht pjese e grupit parlamentar te Partise Republikane. Gjate vitit te kaluar disa deputete te ketij grupi parlamentare kane kaluar si pjese e grupit parlamentare te PD-se. Nderkohe qe serish kjo parti mban vendin e dyte ne radhet e te djathteve.

4 Vite Pothuajse mes Partise Demokratike dhe asaj Republikane ka pasur nje aleance te ngushte ne qeverisje. Republikanet kane qene gjithmone te perfaqesuar ne qeveri me nje Ministri te rendesishme dhe aktualisht me ate te Shendetesise. Me pare, PR kishte Ministrine e Mbrojtjes

Nderrimi

Nje shperthim i ndodhur ne Gerdec ne nje fabrike per demontimin e armeve, beri qe kryetari i Partise Republikane, Mediu te jepte doreheqjen nga posti i tij si minister i Mbrojtjes. Per me shume se dy muaj republikanet nuk u perfaqesuan me minister ne qeveri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›