Real Madridi e nis mbare Vitin e Ri, ndjek Barcelonen
Real Madridi e nisi mbare Vitin e Ri. Mjaftoi nje gol per te festuar fitoren e rendesishme ne "Santiago Bernabeu", ne ndeshjen e pare zyrtare te ketij viti. Reali zhvilloi edhe nje ndeshje shume te mire, qe e butri fitoren e pare te ketij vitit edhe me te bukur. Me nje gol brilant, te cilin e shenoi holandezi Arjen Roben, Vilareali u mposht dhe ne fund pranoi humbjen, ne perballjen e djeshme, ne Premiera Divizion. Mjeshtri holandez, Arjen Roben ne minuten e '31 te ndeshjes arriti te gjeje rrugen e rrjetes, duke i dhene tre pike me vleres skuadres se tij, e cila pavaresisht fitores se Barcelones eshte vene ne ndjekje, per te kapur kreun e klasifikimit. Trajneri i Realit, Juandes Ramos, ne perfundim te ndeshjes eshte shprehur se fitorja e pare e ketij viti dhe loja e Realit kishte rendesine e saj, ndersa nje ekipi i madh nuk dorezohet kurre. Distanca mes tyre mbetet e njejte, me nente pike, si para Vitit 2009. Per pjesen e dyte te gares, Reali tregoi se do te jete nje pretendent dhe rival i vazhdueshem i Bercelones, ashtu sikurse njihet edhe tere historia e ketyre dy skuadrave. Ndeshja e pare e Vitit 2009 per kete sezon, nxori ne pah edhe dy lojtaret e blere se fundmi, Klas Huntelaer dhe "Lass" Diarrà, te cilet bene prezantimin e tyre me fanellen e Real Madridit. Holandezi eshte aktivizuar ne fillim te pjeses se dyte dhe krijoi disa raste, bashke me patriotet e tij, Shnajder dhe Roben. Nje treshe qe funksiononte mire ne fushe. Loja e tyre ne ndeshjen e pare tregoi e goditjet ishin te duhura, megjithese eshte ende heret per te dhene vleresime per secilin prej tyre. Ndeshja perballe Vilarealit filloi me nje histori te ngjashme, ku kryeqytetasit ishin favorite, duke e dominuar te gjithe lojen. Ne 10 minutat e fundit shanset e te dyja skuadrave kane qene te medha per gol. Por Real Madridi perforcoi mbrojtjen dhe mori tre piket qe i duheshin ne kete ndeshje. Kjo fitore i mban gjalle shpresat e Realit per te titullin kampion, megjithese marshimi i Barcelones nuk jep shume shprese. Katalanasit fituan serish, nje nate me pare, 3-1 ndaj Majorkes. Edhe pas javes se fundit te kampionatit spanjoll Barca dha nje tjeter sinjal, se eshte pretendente kryesore per te fituar kete sezon titullin ne Spanje.
Rezultatet
Barcelona - Majorka 3-1
Valencia - Atletiko Madrid 3-1
Almeria - Real Betis 1-0
A.Bilbao - Espanjol 1-1
Malaga - S. Gijon 1-0
R. Madrid - Vilareal 1-0
Rekreativo - Numancia 3-1
Valadolid - R. Sentander 0-1
Rezultatet
Barcelona - Majorka 3-1
Valencia - Atletiko Madrid 3-1
Almeria - Real Betis 1-0
A.Bilbao - Espanjol 1-1
Malaga - S. Gijon 1-0
R. Madrid - Vilareal 1-0
Rekreativo - Numancia 3-1
Valadolid - R. Sentander 0-1