E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Zgjedhjet, s'ka rendesi rezultati

Presidenti i Republikes Bamir Topi i dha dje nje interviste te perditshmes "Kosova Sot" ne Prishtine, ku flet gjate mbi marredheniet mes dy vendeve dhe ndalet sidomos ne perpjekjet qe duhen bere ne vitin qe sapo hyri, per te pasur njohje sa me te gjera te pavaresise se Kosoves. Topi flet edhe per zhvillimet ne Shqiperi dhe raportet e tij aktualisht me Berishen

Z. President, ky vit duket me i frytshmi per te dy vendet. Cfare do te veconit nga zhvillimet politike me te rendesishme qe po i leme pas?

Dy jane ngjarjet kulmore: 17 shkurti dhe 4 prilli: Pavaresia e Kosoves dhe ftesa qe iu be Shqiperise per anetaresim ne NATO gjate Samitit te Bukureshtit. Jane jo vetem aspirata, realizimin e te cilave e perjetuam me shume emocion se bashku por edhe hapa shume te rendesishem jo vetem per te ardhmen e vendeve tona por edhe per te gjithe Ballkanin Perendimor. Keto jane arritje te jashtezakonshme qe na nxitin te shikojme me shume optimizem te ardhmen dhe me shume realizem permbushjen e ambicieve tona integruese.

Cilat ishin veshtiresite me te medha te drejtimit gjate ketij viti?

Nuk mund te them qe ka patur veshtiresi. Qendrimet dhe vendimet e Presidentit te Republikes kane qene gjithnje konform ligjeve e ne respekt te Kushtetutes, me ndjeshmeri njerezore e institucionale per fenomene e ngjarje te ndryshme. Presidenti i Republikes i eshte permbajtur premtimit te deklaruar publikisht, qe ne momentin e marrjes se detyres per te qene mbi partite politike dhe per te perfaqesuar unitetin e popullit. Pavaresisht ndjeshmerive politike, nuk ka patur hezitim nga ana e Kryetarit te Shtetit ne permbushjen e ketyre qellimeve. Dhe ju siguroj se keshtu do vazhdoje edhe ne te ardhmen.

Keni deklaruar se pavaresia e Kosoves eshte zhvillimi me i rendesishem ne Ballkan ne shekullin 21. Si e vleresoni ritmin e njohjes se pavaresise?

Kurorezimi i pavaresise se Kosoves nuk u arrit lehte. Ai permbylli procesin e gjate, te veshtire, te pergjakur dhe te dhimbshem te shperberjes se ish-Jugosllavise. Ajo provoi se e drejta dhe liria e popujve mund te fitojne ndaj padrejtesise dhe regjimeve shtypese dhe se rajoni i Ballkanit mund te kthehet ne nje hapesire ku lufterat dhe konfliktet t'i perkasin se kaluares. Njohja e pavaresise perben nje tjeter sfide. Njohja e saj nga shume vende me peshe ne arenen nderkombetare, globale apo evropiane, nuk eshte e rastesishme. Mbeshtetja ne vazhdimesi e ketyre vendeve dhe e Shqiperise, se bashku me angazhimin e vete shtetit te Kosoves do te bejne qe ky proces, i kushtezuar nga nje sere faktoresh gjeopolitike rajonale e globale, te intensifikohet, pavaresisht se duket sikur nuk ecen me shpejtesine qe do te deshironim. Duke vene theksin te rendesia e vazhdimesise se ketij procesi deshiroj te nenvizoj se Pavaresia e Kosoves eshte nje realitet i pakthyeshem tashme.

Cfare eshte duke ndermarre politika shqiptare rreth zgjerimit te listes me njohje te reja?

Une jam shume i vemendshem dhe i ndjek me shume kujdes zhvillimet e brendshme ne Kosove, por dhe ato te jashtme qe kane te bejne me te. Procesi i vazhdimesise se njohjes eshte rregullisht teme e bisedimeve dy dhe shumepaleshe te politikes se jashtme shqiptare. Ne te gjitha takimet qe une kam, dhe jo vetem une, me homologe dhe me faktore te politikes boterore, e ardhmja e Kosoves perben nje ceshtje qe shtrohet me seriozitet dhe vendosmeri. Zgjerimi i listes me njohje te reja do te realizohet duke ndertuar strategji te perbashketa me vendet mike, dhe se bashku ne nje plan dypalesh, rajonal, evropian dhe global, te shtrihet synimi i vazhdimesise se ketij procesi. Shqiperia se bashku me Kosoven po e bejne kete.

Megjithate, zhvillimet e fundit, sidomos me 6- pikeshin, jane ngritur zera qofte te opinionberesve mediale, qofte te segmenteve te caktuara politike, te cilet kane dhene vleresime te ndryshme. A konsideroni se ne vorbullen e ketyre zhvillimeve diplomacia shqiptare ka bere maksimalen?

Kosova eshte nje ceshtje globale. Faktoret qe jane angazhuar ne forcimin e pavaresise e sovranitetit, zhvillimit dhe ndertimit te shtetit te se drejtes jane sa rajonale dhe evropiane po aq edhe euroatlantike. Diplomacia shqiptare ka pasur nje angazhim konstant ne kete drejtim. Ajo, pikerisht, duhet t'i pershtatet me dinamizem dhe me shpejtesi, zhvillimeve te reja ne Kosove, por edhe te analizoje dhe te veproje, se bashku me diplomacine kosovare, per te mbeshtetur procesin e ndertimit te nje shteti evropian ne Kosove dhe per te penguar tendencat apo perpjekjet per te ndalur apo devijuar kete proces. Kjo eshte nje sfide e jona, qe duhet perballur me sukses.

A ka pasur ndonje reflektim ne raportet e Shqiperise me vendet qe ende nuk e kane njohur pavaresine?

Njohja e pavaresise se Kosoves, per vende te ndryshme kushtezohet nga faktore te ndryshem, qofshin keta interesash te brendshem politike, gjeopolitike a strategjike. Angazhimi i vazhdueshem diplomatik i Shqiperise vecanerisht ndaj vendeve qe ende nuk e kane njohur pavaresine e saj, eshte mbeshtetur ne argumente specifike ne funksion sa te njohjes aq edhe te vazhdimit te dialogut per kete ceshtje ne kuader te raporteve dypaleshe ne te ardhmen.

Konsideroni se shqyrtimi i iniciatives serbe ne GJND mund te ndikoje ne procesin e njohjes?

Pavaresia e Kosoves eshte plotesisht e ligjshme dhe e bazuar fuqimisht ne te drejten nderkombetare. Qe nga shpallja e pavaresise, Kosoven e kane njohur 53 vende dhe shtete te tjera pritet ta njohin, cka tregon se njohja pavaresise se saj eshte nje proces qe ka marre drejtimin e duhur per qellimin e caktuar. Cilido qofte mendimi keshillimor i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, nuk do te kete asnje efekt juridik mbi pavaresine e Kosoves, as mbi procesin e njohjes se saj si shtet i pavarur dhe sovran.

Por, Kosova ende nuk ka siguruar ulese ne tavolinat nderkombetare. Ne c'mase kjo mund te ndikoje ne zhvillimin ekonomik?

Shqiperia dhe miqte e Kosoves jane te ndergjegjshem per rendesine e zhvillimit ekonomik te Kosoves. Ne kemi pershendetur zhvillimin e Konferences se Donatoreve per Kosoven, me 11 korrik 2008, ne Bruksel dhe besojme ne zbatimin e shpejte te saj. Organizmi i kesaj Konference ishte mbeshtetje konkrete e ketyre vendeve per zhvillimin e Kosoves, ndaj gjej arsye te besoj se vendi i saj ne tavolinat nderkombetare eshte vetem ceshtje kohe.

Z. President, misioni i EULEX-it do te jete i paanshem ne raport me statusin e Kosoves si shtetet sovran. A e cenon ky fakt ne ndonje menyre pavaresine e saj?

Misioni EULEX ka nje mandat te perkohshem. Une besoj se ne Kosove po ndermerren veprimet e duhura per shtrirjen e Misionit ne pershtatje me realitetin e ri te krijuar pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes. Eshte e rendesishme te shmanget sidomos cdo vakum pushteti ne kete proces percjellje kompetencash dhe te shmanget cdo ndarje institucionale mbi baza etnike dhe mbivendosje te kompetencave si policore ashtu edhe doganore. Sa me shpejt te zbatohet kjo menyre shtrirje, aq me i suksesshem do te jete ky mision i rendesishem.

Disa thone se plani gjashtepikesh sinjalizon se BE-ja eshte e gatshme qe ne heshtje te miratoje faktin qe veriu i Kosoves te mbetet jashte juridiksionit te Prishtines?

Qe nga data 9 dhjetor, Misioni i Bashkimit Evropian EULEX, po shtrihet ne te gjithe hapesiren territoriale te shtetit te Kosoves perfshi edhe pjesen veriore te saj. Ky proces po kryhet ne bashkepunim te ngushte me autoritetet legjitime vendase dhe nen monitorimin e partnereve dhe miqve euroatlantike te Kosoves. Ky proces ne thelb duhet te ndihmoje zbatimin e Kushtetutes dhe te gjitha ligjeve te Kosoves ne menyre uniforme ne te gjithe territorin e saj dhe forcimin e shtetit te se drejtes, edhe ne ato hapesira ku ka pasur veshtiresi per t'u kontrolluar edhe pas shpalljes se pavaresise.

Ne tavolinat jane degjuar zera per ndarjen e Kosoves, pastaj te konfederatave te ndryshme dhe te ngjashme...

Energjite tona duhet te shkojne drejt procesit te njohjes se Kosoves, drejt ndertimit te nje shoqerie demokratike evropiane dhe funksionimit te shtetit te se drejtes, drejt gjetjes dhe zbatimit te programeve per zhvillim te ekonomise kosovare dhe drejt integrimit te saj ne NATO dhe Bashkimin Evropian. Shqiptaret nuk kane kohe te humbin me, me zera anonime apo variante shterpe per te ardhmen e tyre. Ata e kane zgjedhur tashme rrugen e tyre te integrimit euroatlantik.

Deri me tani jane zhvilluar nje sere takimesh qe kane per objektiv krijimin e nje fryme me te mire konstruktive ndermjet te gjitha vendeve te rajonit. Megjithate, marredheniet midis vendeve te Ballkanit ende vazhdojne te jene te kapura nga nje ngerc, jo vetem per shkak te mendimeve politike ne planin e jashtem, por edhe per shkak te zhvillimeve te tjera te brendshme. Si mund te tejkalohen keto probleme?

Mendoj se Ballkani Perendimor ka ndryshuar pozitivisht shume. Ne krahasim me vitet e kaluara ka ndryshuar pozitivisht, jo vetem klima e raporteve dypaleshe por edhe ajo e politikave rajonale te vete ketyre vendeve. Ne te gjitha keto vende, brenda specifikave te tyre, qeverite e zgjedhura ne menyre demokratike, kane perfshire ne programet e tyre procesin e rendesishem te Stabilizim Asocimit dhe strategjine afatgjate te integrimit ne Bashkimin Evropian, me kushtin e domosdoshem te zbatimit te politikes rajonale te bashkepunimit dhe te fqinjesise se mire. Sa me shpejt qe keto procese te implementohen, aq me pozitive dhe rezultative behet fryma e bashkepunimit mes vendeve tona. Kjo eshte e vetmja rruge per te kapercyer edhe ngercet e krijuara nga faktore te shumellojshem historike apo politike, duke synuar pranimin e diversiteteve tona dhe duke nxitur fort bashkepunimin tone ekonomik. BE-ja eshte shembull konkret i funksionimit te suksesshem te kesaj filozofie.

Politika e disa nga vendet e rajonit ende nuk po e merr veten nga ndryshimet ne harten politike te Ballkanit. Ne c'drejtim mund te coje kjo?

Une jam optimist per te ardhmen e rajonit tone. Procesi i integrimit te tij eshte i pandalshem. Politikanet e ketyre vendeve nuk kane zgjedhje tjeter pervecse te pranojne realitetet e reja gjeopolitike si zhvillime te pandalshme politike, demokratike e historike dhe te behen pjese e tyre. Synimet e perbashketa te deklaruara te politikes se jashtme te vendeve tona, orientimi drejt integrimit euroatlantik dhe zbatimi i ketyre politikave do te ndikojne pozitivisht ne zhvillimet e metejshme politiko-ekonomike te te gjitha vendeve te rajonit tone.

Me kete dioptri politike, sa mund te jene premtuese tendencat e proklamuara per integrime ne familjen evropiane?

Pavaresisht qendrimeve specifike dhe nuancave qe shpalosen ne funksion te zhvillimeve te brendshme politike, aspirata per integrim mbetet po aq e forte sa edhe vete vizioni i Bashkimit Evropian per ta perfshire rajonin tone ne familjen e madhe evropiane.

Si i vleresoni raportet ndermjet dy vendeve. Nga gjykimi i vezhguesve te ndryshem nga te dyja anet thuhet se ne disa fusha keto raporte sikur po stagnojne dhe duke lene per te deshiruar nje impuls te ri?

Marredheniet midis Republikes se Shqiperise dhe Kosoves jane te shkelqyera. Ato po zhvillohen duke ndjekur vizionet tona te perbashketa integruese si ne planin dypalesh ashtu edhe ne ate rajonal. Vizitat e ndersjella dypaleshe dhe numri i konsiderueshem i marreveshjeve te nenshkruara levizin ne nje dinamike shembullore. Vizita ime zyrtare ne Kosove dhe ajo e Presidentit Sejdiu ne Shqiperi jane deshmi e qarte se te dy vendet kane nje vullnet politik gjitheperfshires, si te qeverive, ashtu edhe te forcave ne opozite, per te zhvilluar marredheniet ne te gjitha fushat si dy shtete te pavarura aspirante te denja per familjen euroatlantike.

Ne qarkullim nga disa parti, mbahet gjalle ideja per bashkim, si nje zgjidhje e perhershme, e cila siguron nje qendrueshmeri te stabilitetit. Komenti juaj?

Shqiperia dhe Kosova qartesisht dhe me vendosmeri synojne integrimin evropian dhe euroatlantik. Ne perballjen me sfidat e perbashketa per sigurimin e stabilitetit ne rajon, per ndertimin e nje paqeje te qendrueshme dhe nje zhvillim afatgjate, si dhe per te permbushur synimet tona, ne jemi bashke dhe po ashtu do te jemi edhe brenda familjes euroatlantike.

Ju jeni komandant i forcave shqiptare. Si po e ndihmoni Kosoven ne formimin e FSK-se?

Forca e Sigurise se Kosoves eshte nje strukture qe do t'i sherbeje sfidave te brendshme dhe qellimeve te jashtme integruese. Ajo kerkon seriozitet dhe vizion bashkekohor. Shqiperia ashtu si edhe partneret nderkombetare ndihmon me pervojen e saj ne kete drejtim. Strukturat e saj u jane pershtatur hapave te Shqiperise drejt NATO-s dhe ky eshte nje model shume i mire per Kosoven. Strukturat tona te specializuara jane ne kontakte te ngushta dypaleshe.

A jeni te kenaqur me nivelin e bashkepunimit mes Kosoves dhe Shqiperise, sidomos sa i perket ekonomise, ku ende bilanci eshte teper modest?

Eshte e vertete se niveli i shkembimeve ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve nuk pasqyron nivelin e shkembimeve politike dhe vullnetin politik dypalesh. Ky fakt u evidentua nga te dy Presidentet edhe gjate vizites zyrtare te Presidentit Sejdiu ne Tirane. Por kjo mund te jete nje periudhe kalimtare ku marreveshjet e nenshkruara dhe programet dypaleshe te miratuara, te mund te japin produktin e tyre pozitiv dhe me shume intensitet ne marredheniet ekonomike dhe tregtare. Vendosmeria e Shqiperise per te ndertuar nje sistem te qendrueshem te marredhenieve midis dy vendeve ne te gjitha planet, dhe per te ofruar mbeshtetje maksimale ndaj proceseve tashme te nisura ne Kosove, deshmohet sidomos nga ndertimi i rruges Durres-Kukes dhe nga nje sere projektesh dypaleshe ne fushen e energjise. Efekti pozitiv i ndertimit te rruges do te jete i menjehershem, jo vetem ne planin dypalesh por edhe ne ate rajonal dhe Shqiperia eshte e vendosur ta realizoje ate brenda afateve.

Z. President, a keni njohuri pse ende Shqiperia nuk ka nje ambasador ne Kosove, megjithese eshte emeruar Islam Laukaj para pak muajsh?

Emerimi i nje Ambasadori, sipas Kushtetutes se Shqiperise duhet te ndjeke disa procedura dhe disa shkalle institucionale duke u permbyllur me dekretin e Presidentit te Republikes. Shqiperia duhet te perfaqesohet ne Kosove me diplomatet e saj me te mire dhe me nje Ambasador te shkelqyer. Procedurat qe permenda me lart, akoma nuk kane mberritur ne Presidence per te dekretuar Ambasadorin e Shqiperise ne Kosove.

A kane ndryshuar raportet tuaja me Berishen qe kur jeni bere President?

Natyrisht! Nga raportet e meparshme personale e partiake, jane shnderruar ne raporte institucionale, si perfaqesues te dy institucioneve te ndryshme dhe keto te dytat gjithmone prevalojne, ne respekt te ligjit e ne mbrojtje te Kushtetutes.

A keni frike se e djathta mund t'i humbe zgjedhjet vitin e ardhshem?

Kjo pyetje i takon partive politike ne fakt. Zgjedhjet politike te vitit 2009 jane prova me e madhe e demokracise, e pluralizmit politik dhe e integrimit te Shqiperise. Etika politike dhe transparenca elektorale, te detyrueshme per t'u respektuar, sidomos gjate fushates zgjedhore, do te jepnin garanci te qendrueshme per zgjedhje te standardeve demokratike dhe nxitje per pjesemarrje te gjere te qytetareve ne votime. E rendesishme eshte qe zgjedhjet te mbahen sipas standardeve, te respektohet plotesisht vullneti i qytetareve votues dhe te mos kontestohen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›