E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ortodoksët festojnë sot ditën e ujit të bekuar

Festohet sot dita e ujit të bekuar. Me rastin e kësaj dite, organizohen mesha të cilat shoqërohen me lutje të ndryshme, me bekimin e ujit dhe marrjen e këtij uji nga besimtarët. 

TIRANE- Besimtarët ortodoksë dhe katolikë kudo në botë , festojnë sot me 6 janar ditën e ujit të bekuar. Sipas Biblës, kjo ditë përkon më mbrëmjen kur tre dijetarë panë në qiellin e Betlehemit në Jeruzalem, yllin i cili paralajmëronte lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit. Të tre dijetarët Melchiorri, Baldassari dhe Gasperi u nisën nga vende të ndryshme për të parë dhe për t'i ofruar dhuratat e tyre Jezu Krishtit fëmijë.
Duke u nisur nga ky fakt kjo ditë njihet si dita e bekimit të Zotit. Me rastin e kësaj dite, organizohen mesha të cilat shoqërohen me lutje të ndryshme, me bekimin e ujit dhe marrjen e këtij uji nga besimtarët. Për besimtarët ortodoksë të Serbisë dhe të Rusisë, kjo ditë përkon edhe me ditën e Krishtlindjeve. Në lidhje me këtë festë ka lindur shumë kohë më parë në disa vise të Italisë edhe legjenda e Befanës. Që atëherë kjo festë, është bërë festë e rëndësishme dhe e shumëpritur nga fëmijët. Befana përfaqëson një plakë të shëmtuar, e cila tremb femijët me pamjen e saj, por në të njëjtën kohë ajo është zemërmirë, sepse i jep atyre dhurata të ndryshme. Kjo ditë filloi të kremtohej në Shqipëri vetëm pas viteve '90-të. Për shumë vite gjatë diktaturës komuniste ajo konsiderohej një festë e ndaluar.
-Legjenda e Befanës-
Për Befanën filloi të flitej në vitin 1200. Në traditën kristiane kjo ditë përkujton vizitën që tre dijetarët i bënë Jezu Krishtit fëmijë. Befana, që në ikonografinë popullore përfaqëson një plakë të shëmtuar por simpatike, vendos të shkojë pas tre dijetarëve për të takuar Birin e Zotit. Rrugës për në Betlehem, duke fluturuar mbi një fshesë, ajo ndalet shtëpi më shtëpi për t'i dhuruar fëmijëve dhurata të ndryshme me shpresën se ndonjëri prej tyre ishte Jezu Krishti . Por ajo nuk e pa asnjëherë Birin e Zotit. Që në atë kohë duke fluturuar mbi një fshese ajo i shpërndan fëmijëve dhuratat ,që nuk ia dha dot Jezu Krishtit të vogël.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›