Godo: Kombësinë nuk ma ndryshon njeri

“Ekziston një shoqëri civile që do të shuaj sherret. Shkenca thotë se duhen 6 mijë vjetë të ndryshohet kodi gjenetik ndërsa me formularin e ri ndryshohet kombesia për 2 min. Kjo çështje nuk shkon”.
Kjo ka qenë deklarata e politikanit Sabri Godo ndërsa reagoi në lidhje me deklaratat e Konsullit grek Theodhoro Ikonomus.
Për 74 shoqata, pazaret që bëhen me stregjinë për përfitime personale janë vetëm një dështim.
Ndërkaq, për shoqatat, misioni është i caktuar, kjo për të demaskuar pazaret e pista që bëhen në kurriz të shqiptarëve.
74 shoqata dhe organizata në vendin tonë mbështesin KLD-në për kontrollin per kombësisë.
Ndërkaq, nënkryetar i KLD-së Kreshnik Spahiu deklaroi se ky debat nuk është thjeshtë për interesa personale, por që përfshin një komb të vetëm.
“Brënda një jave do ti tregoj se nuk është debat për interesa personale por që përfshihet i gjithë kombi. Ftesa për debat është për një proces transparent dhe të hapur dhe që përputhet me kerkesën për regjistrimin e pasurisë. Sot në tryezen dhe menynë e politikes zgjidhet regjistrimi dhe aplikimi i pasurisë. Shqiperia është një vend laik, s`mund të kete një regjistrimi mbi baza laike dhe fetare dhe Shqipëria është simbol i lirisë fetare. Kundërshtohet sepse kjo nuk vjen me mbrojten e pakicave etnike ne Shqipëri. Të drejtat e pakicave duhet të shtrohen deri atje ku nuk prekin interesat e te tjereve në këtë vend” tha Spahiu.