Ligjet miratojne kufizimin e imunitetit pa votat e opozites
Tirane - Sot ne Komisionin e Ligjeve ka pasur debate te ashpra ne lidhje me votimin e imunitetit. Perfaqesuesi i Partise Socialiste ne kete komision Pandeli Majko tha se gjendemi ne nje krize te thelle politike dhe per te dale nga ajo ndryshimet e rregullores nuk jane rruga e duhur. Majko i ka quajtur jo vetem antikushtetuese ndryshimet e bera por edhe nje farse qe nuk ndihmon aspak ne zgjidhjen e krizes.
Jemi duke kaluar nje krize te thelle politike e cila nuk mund te kalohet me ndryshime teknike te rregullore. Asnjehere zgjidhja e ceshtjeve nuk eshte pare si ndryshim i rregullores. Ky ndryshimi juaj nuk ekziston ne asnje precedent te asnje Parlamenti. Asnje Parlament nuk i zgjidh problemet duke i thene opozites dy minuta ke kohe te flasesh. Keni krijuar nje komision hetimor qe e ka futur opoziten ne zonen gri. Opozita nuk mund te nxirret jashte ligjit ka thene Majko duke u larguar nga komisioni bashke me perfaqesuesit e tjere te opozites.
Me tej Komisioni i miratoi ndryshimet nen per nen vetem me votat e mazhorances.
Miratohen ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit opozita nuk merr pjese
Tirane- Komisioni i ligjeve miratoi sot vetem me votat e mazhorances ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe kushtet per autorizimin e ndjekjes penale
Ndryshimet e rregullores se Kuvendit sollen debat ne mbledhjen e Komisionit parlamentar te Ligjeve. Anetaret e opozites kane deklaruar se jane kunder ketij drafti duke e konsideruar si strategji e PD-se per te bllokuar punimet ne Kuvend.
Deputetja e PS-se Shegushe Ligori eshte shprehur se modeli i zgjedhur nga mazhoranca do te sjelle kufizime ne punen e Prokurorise i mbeshtetur ky mendim edhe nga deputeti Damian Gjiknuri.
Me pas ka nderhyre edhe kreu i komisionit Ilir Rusmajli i cili theksoi se propozimi per kufizimin e imunitetit nuk eshte nderhyrje as ne punet e Kuvendit dhe as ne ato te Prokurorise.
Kreu i Komisionit te Ligjeve ka kerkuar qe per nismen e kufizimit te imunitetit te kete konsensusin e te dyja paleve Parlamenti duhet te jete institucioni qe te jape sinjale te forta ne luften kunder korrupsionit.
Redaksia Online