Majko largohet pas debateve për ndryshimin e rregullores së Kuvendit

Vijojnë debate në Komisionin e Ligjeve për kufizimet e imunitetit sikurse dhe debate për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.
Anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PS-së Pandeli Majko është larguar pas debateve pa kufi duke e cilësuar se situata nuk ndryshohet kështu.
Ndërkaq, Kreu i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali deklaroi se kjo është një taktikë e PS-së për uzurpimin e foltores duke i mëshuar faktit se mbron parlamentarizmin.
Për të, kjo është një politikë e kreut të PS-së Edi Rama, duke e cilësuar ” demaskuam politikën e Ramës”