Godo: Kontroll ujit, bukës, detit, rërës
Para çeljes së sezonit turistik, ministrja e Shëndetësisë ka mbledhur në një takim të përbashkët drejtuesit e shëndetit publik të rretheve kryesore të vendit. Ndërkohë që në qytetin e Durrësit janë raportuar disa mbyllje të lokaleve dhe në Vlorë gjobitje të subjekteve të tjera për mosplotësimin e kushteve të higjienës, ministrja e Shëndetësisë ka kërkuar kontrolle, inspektime të pikave kyçe, para çeljes së sezonit turistik.
Drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja, në fjalën e tij tha se: "Jemi në prag të sezonit turistik, kur dhe duhet të rritet angazhimi i strukturave të Inspektoratit Sanitar Shtetëror në monitorimin e mjedisit, të efekteve të mjedisit në shëndet, monitorimin e plazheve të vijës bregdetare, i ajrit, ujit të pijshëm, veçanërisht në zonat turistike, si dhe monitorimi i ushqimit".
Vitin e kaluar nuk ka pasur probleme, apo shpërthime të epidemive, intoksikacione, ndërkohë MSH po përgatit urdhrin përkatës për të gjitha strukturat shëndetësore për marrjen e masave të duhura, për të pasur një sezon të qetë turistik.
Sot u mbajt takimi mbi higjienën dhe epidemiologjinë, i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, takim i cili mblodhi të gjithë drejtuesit e DSHP-ve në vend. Marrja e masave për krijimin e kushteve higjieno-sanitare për mbarëvajtjen e sezonit turistik për të gjithë pushuesit ishte në qendër të këtij takimi.
Nga ana tjetër, sezoni turistik mendohet të ketë probleme me ujin e pijshëm, pasi rrjeti i kanalizimeve ka shumë pjesë të amortizuara. Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, shumë shkresa u janë dërguar drejtorive të ujësjellësit për të investuar në rrjetin e infrastrukturës së kanalizimeve, në mënyrë që dozat e klorit të mos rriten dhe të kemi një qarkullim të pastër të ujit deri në çezmat e qytetarëve.