Turizëm bashkë me hallet e Bathores
Pakkush e di, por Bathorja nuk është vetëm një zonë informale, me banesa të ngritura njëra pas tjetrës, me leje apo pa leje.
Kjo pjesë periferike e kryeqytetit është edhe një zonë turistike, ku të huajt qëndrojnë jo vetëm për të parë dhe për të shëtitur, por edhe për të fjetur, për të ngrënë e për t‘u njohur me traditën shqiptare. Qindra të huaj kanë shëtitur Shqipërinë vetëm se janë bërë "sebep" të rinjtë e Bathores. Kanë ardhur në Shqipëri, kanë ngrënë bukë nën çatitë e shtëpive të palegalizuara, teksa banorët që i mikpritnin u tregonin historinë e ndërtimit të shtëpive dhe problemet me jetesën në këtë zonë.
Një agjenci e vogël turistike me paketa informuese, website dhe numra telefoni, është krijuar nga një grup të rinjsh që në vitin 2005. Sot mbushen plot katër vjet që nga krijimi i projektit "Plazhi Bathore", që sot ka marrë emrin "Viva Albania".
Ideja për të mirëpritur të huajt në një zonë periferike si Bathorja ka qenë e një grupi studentësh, të cilët kanë dashur të sjellin një paketë të re turistike në treg dhe në të njëjtën kohë të përmirësonin imazhin e Shqipërisë, sidomos për zonat informale. Të rinjtë e përqafuan idenë për të mirëpritur në shtëpinë e tyre pushues nga jashtë vendit me objektivin që t‘i bënin të huajt të njihnin Shqipërinë vendet e saj, historinë dhe traditat.
Paratë e akumuluara nga "shitja" e paketave turistike vit pas viti janë investuar për shtim të ofertave dhe për përmirësim të shërbimit. Një pjesë tjetër të fondit e marrin të rinjtë, në këtë mënyrë ata mund të ndihmojnë familjen dhe mund të përballojnë shpenzimet për vitin shkollor. Në Bathore turistët qëndrojnë në shtëpitë e banorëve, hanë vaktet bashkë me ta, ushqimet tradicionale të gatuara nga amvisat. Koordinatorja e projektit, Erjona Shahini, thotë se po organizohen festa, mbrëmje shëtitëse në qendrën e Tiranës apo në zona të tjera. Por, më interesantja nga ky projekt, veç guidës turistike, është pjesa e gatimit. "Të huajt kanë ngrënë pjata tradicionale shqiptare. Ndërkohë që në tavolinë turistët shoqëroheshin edhe nga pjesëtarët e familjes. Tani që turistët janë kthyer në qytetet e tyre, na kanë dërguar kartolina dhe letra, ku na shkruanin se do të riktheheshin sërish edhe vitin tjetër", thotë Erjona. Sipas saj, veç ditëve të bukura që kanë kaluar në Bathore pushuesit e huaj, ky projekt ka qenë interesant edhe për imazhin e Shqipërisë dhe kushtet në të cilën jetojnë shqiptarët, jo vetëm në zonat qendrore, por edhe në ato periferike.
Veç historisë së Shqipërisë dhe traditave, turistët kanë marrë vesh që shtëpitë në Bathore, çatitë në të cilën ata ishin strehuar, ishin të paligjshme. Të rinjtë e Bathores u kanë shpjeguar gjendjen të huajve, duke i sqaruar për situatën e krijuar në këtë zonë periferike të Shqipërisë, mentalitetin, problemet me integrimin, me infrastrukturën e zonës, mungesën e ujit, e energjisë elektrike, qendrave shëndetësore.
Kjo zonë, ku ka probleme me mentalitetin dhe pse shumë pak kilometra larg metropolit të Shqipërisë, ende vuan dhe është pre e mendësive të vjetra. Arsimi, shkollat, farmacitë, rrugët, transporti mbeten problem i kësaj zone. Por më shumë nga çdo gjë tjetër, procesi i legalizimeve...
Websiti
Itineraret për të jetuar në Shqipëri
Itineraret janë shpirti i VIVAlbania, me anë të të cilëve krijohet mundësia e të hyrit në kontakt me Shqipërinë e vërtetë! Ne do të jemi guidat tuaja për të gjithë periudhën që ju do të jeni këtu. Do të zbuloni një Shqipëri ndryshe nga ajo që keni njohur deri tani, një Shqipëri shumëngjyrëshe, e përbërë nga aroma të ndryshme, natyrë e bukur, kuzhinë tradicionale, kontakte me njerëzit, tradita dhe shumë emocione!!! Mikpritja shqiptare është shumë e pasur. Traditat këtu janë akoma shumë të gjalla dhe miku është gjithmonë i mirëpritur.
Kontributi i kërkuar në ditë për person është 60 euro. Janë të përjashtuara shpenzimet e transportit, të vizitave jashtë shtëpive të të rinjve dhe dreka. Për fëmijët deri në 2 vjeç mikpritja është falas dhe për ata deri në 10 vjeç kontributi i kërkuar është 30 euro.
Box
Banorët e Bathores: Do bojkotojmë zgjedhjet
Banorët e Bathores, të cilët ende nuk janë pajisur me një certifikatë pronësie, kërcënojnë se nuk do të angazhohen në procedurat për pajisjen me kartë identiteti. Madje, në rast se nuk do të merren masa për t‘i legalizuar pronat, për të cilat vetë shteti i ka mbështetur për ndërmarrjen e kësaj iniciative, ata do të bojkotojnë zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin qershor.
Rreth 100 familje, të cilat prej më shumë se 10 vjetësh banojnë në zonën e Bathores, kanë protestuar dje, duke thënë se para zgjedhjeve qeveria duhet të marrë masat për kërkesat e tyre të përsëritura ndër vite. Në të kundërt ata do të bojkotojnë zgjedhjet në mënyrë të organizuar. Banorët thonë se përveç problemit të legalizimit të pronës, një tjetër shqetësim i tyre mbetet edhe mungesa e shkollës, e qendrës shëndetësore, probleme këto parësore për banorët, familjet e fëmijët e tyre që banojnë në këtë zonë.