Juventus konfirmon: Përpara me Ranierin
Klimë e tensionuar në radhët e Juventusit pas eliminimit të bardhezinjve nga Kupa e Italisë. Nuk kanë munguar kontestimet e tifozerisë, e cila ka afishuar edhe një banderolë: "Nuk kemi më kohë për të humbur për ju". Skuadrën e ka vizituar administratori i deleguar, Zhan Klode Blank, i cili i ka ftuar të qëndrojnë të bashkuar për të kaluar këtë moment të vështirë. "Do të ecim përpara me Ranierin", ka theksuar drejtuesi i klubit, i cili ka rikonfirmuar kështu trajnerin edhe për sezonin e ardhshëm të Serisë A.