Pepe shokon: Nuk dua të luaj më futboll
Pas episodit të pazakontë mes mbrojtësit të Real Madridit, Pepe dhe lojtarit të Getafes, Kaskuero, të fituar 3-2 të madrilenëve, portugez bën një deklaratë shokuese. Bëhet fjalë për momentin e rrëzimit të lojtarit të Getafes, të cilin Pepe e qëlloi dy herë me shkelma, edhe pse ai ndodhej i shtrirë përtokë. "Nuk dua të rikthehem më në fushën e futbollit. Në atë moment as nuk e kuptova domethënien e sjelljes sime. Humba kontrollin për disa minuta. Nëse do ta kuptoj se nuk jam në gjendje të rikthehem në fushë, do t‘u dedikohem gjërave të tjera".