E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Kush i humb zgjedhjet, te jape doreheqjen

Largimi i Edi Rames, nga posti i kryetarit te Partise Socialiste, kerkohet edhe nga kampi i djathte. Presidenti i Nderit i Partise Republikane, Sabri Godo, komentoi dje situaten ne kampin opozitar, duke u shprehur se Rama duhet te jape doreheqjen e tij nga posti i kryetarit dhe te mos rikandidoje. “Eshte e nevojshme qe te vihet nje rregull i qarte. Partia politike e cila humb zgjedhjet, duhet te ndryshoje kryetarin e saj. Nje sanksion i tille, eshte tashme nje norme ne te gjitha vendet e tjera demokratike dhe nuk ka pse te mos vendoset edhe ne Shqiperi”, u shpreh Godo. Sipas tij, edhe ne vendin tone, duhet te percaktohet qarte, se nje drejtues politik te jape doreheqjen ne rast humbje ne garen elektorale. Nuk ka me asnje arsye, sipas republikanit qe kreret politike te mbajne fort karriget e tyre kur humbin betejen elektorale. “Humbja e Partise Socialiste ne zgjedhjet e 28 Qershorit eshte arsye e forte per te ndryshuar drejtimin e partise qe serish mbeti ne opozite”, u shpreh Godo. Nga ana tjeter, republikani vleresoi vendimin e opozites socialiste, per te marre pjese ne Kuvend. Duke marre parasysh presionet e bera nga selia roze, jo vetem per mos njohjen e zgjedhjeve por edhe mos pjesemarrjen e deputeteve te rinj ne perberjen e Kuvendit te ri qe do te celet ne shtator. “Mua me vjen mire qe PS eshte forca kryesore e opozites dhe ajo duhet te jete ne gjendje nje opozicion te mire dhe kjo ndihmon edhe ne qeverisjen e vendit”, tha Godo, duke vleresuar keshtu nderhyrjen e bere nga grupi i anetareve socialiste, te kryesuar nga Ben Blushi, per pjesemarrjen e opozites ne Kuvend. Republikani u tregua mjaft i kujdesshem qe te mos komentoje apo te jape preferenca konkrete per kreun e ri qe duhet te kete selia roze. Ai kembenguli vetem ne faktit, te mos lejimit te rikandimit te Edi Rames, ne krye te Partise Socialiste. Parti qe sipas Godos, Rama nuk e coi dot ne fitore ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Aktualisht socialistet, nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit, por do te marrin pjese ne Kuvend. Ndersa kryetari i ri i tyre, do te zgjidhet ne 29 gusht, kur do te zhvillohet edhe Kongresi i Jashtezakonshem i PS-se. Edi Rama deri ne zhvillimin e ketij kongresi eshte nje kryetar ne detyre i selise roze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›