Pse te mos hapet kutia e Pandores?
Ideja e senatorit amerikan Dana Rohrabaher per shkembim territoresh, ne mes te pjeses veriore te Kosoves dhe tri komunave shqiptare te Kosoves Lindore, padyshim se politika amerikane pas dhjete vjet status-quo karshi problemit shqiptar ne Ballkan jep shprese se me ne fund do te nis projektin e zbatimit “step baj step” te zgjidhjes se kontestit shqiptaro-serb dhe te stabilizimit te ketij rajoni njehere e pergjithmone. Plasimi i idese se ketij senatori te njohur amerikan eshte per te matur pulsin e politikaneve si ne Kosove, Serbi e me gjere, por i njejti i ka zene ne gracke te madhe keta politikane.
Ne Kosove, politikanet e saj, deri me tani jane trajtuar vetem si zbatues te projekteve te “patroneve te medhenj” dhe mendimet, apo kundershtimet e tyre as qe jane marre ndonjehere ne konsiderate. Ata kane sherbyer vetem si servil te politikes se qendrave te ndryshme te vendosjes dhe asgje me shume. Kundershtimet ndaj kesaj ideje nuk kane ndonje peshe, kur dihet se politika amerikane eshte ajo qe vendos per Kosoven dhe rajonin ne teresi. Reagimi i pales serbe kunder kesaj ideje eshte normale, sepse elita e saj politike ka nje kohe te gjate qe e ka humbur busullen e orientimit nga realiteti tokesor dhe te kuptuarit se projektet e medha, jane pjelle e qendrave te ndryshme te interesit, e jo e fuqive te vogla dhe Serbise. Serbia, tani nuk e ka fuqine e perandorise se sllaveve te jugut qe te jete faktore krijues dhe ndikues ne politiken e madhe. E kaluara e hidhur e ketij shteti dhe masakrat e shumta, si ne Kroaci, Bosnje e Kosove qe kishin bere serbet kishin humbur shume ne imazhin dhe ndikimin e tyre politik ne arenen nderkombetare.
Por, jane te cuditshme deklaratat e ngutshme te politikaneve te Kosoves dhe propagandimi i tyre i menjehershem kunder idese se Rohrabaherit dhe kritikave ndaj ketij miku te madh te shqiptareve, i cili gjate periudhes se bombardimeve te vitit 1999 kishte kerkuar nderhyrje tokesore ndaj Serbise qe te ndalen masakrat ndaj popullit te Kosoves. Kritikat e ketyre politikaneve ndaj idese se Rohrabaherit nuk shkojne me larg sa te jene deklarata te pamenduara dhe te pa analizuara mire. Ato jane deklarata te politikes ditore dhe per konsum te brendshem. Me kundershtimin e tyre, jane kunder ndarjes se nje pjese te Kosoves nuk tregojne asgje vetem japin deklarata verbale pa kurrfare mbulese, ndersa deri me tani realiteti ka treguar dicka tjeter. Keta me se paku kane punuar per ate pjese te vendit dhe me se paku meritojne te flasin dhe te mbrojne qendrime qe vete jane kreatore te saj. A kane moral politik keta politikane, apo jo? Pra, deklaratat e tyre jane vetem demagogji e kulluar dhe asgje me shume, sepse keta e kane humbur kodin etik dhe besimin e popullit. Keta politikane po harrojne se ka kaluar nje dekade e tere dhe deri me tani nuk kane punuar asgje qe kjo pjese e Kosoves te integrohet ne trungun e saj. Ata po harrojne se gjendja ne Kosove dhe Ballkan ne teresi eshte duke u monitoruar vazhdimisht nga fuqite e medha, sidomos nga SHBA-ja, e cila eshte kontribuuesi me i madh gjendjes se tanishme ne Kosove dhe rajon. Idete dhe analizat e tyre nuk jane te rastesishme, por te studiuara mire nga eksperte dhe profesioniste te lemeve perkatese.
Ja, disa argumente qe shkojne ne favor te idese se Rohrabaherit per nje marreveshje te re ne mes serbeve dhe shqiptareve. Se pari edhe pse kane kaluar dhjete vjet pas luftes ne kete pjese te Kosoves nuk jane kthyer shumica e banoreve shqiptar dhe tani jetojne nje numer simbolik i tyre.
Me kete u kane mundesuar serbeve te vendosen neper pronat e tyre dhe keshtu kane ndikuar ne ndryshimin e struktures se popullsise. Me e keqja eshte se nje pjese e shqiptareve per perfitime personale i kane shitur pronat e tyre dhe tani serbet po ndertojne banesa kolektive, neper tokat e tyre. Kjo eshte nje gje e patolerueshme. E dyta, nje pjese e banoreve shqiptar duke pritur ndihme nga qeverite e Kosoves per ndertimin e shtepive dhe banesave te tyre kane humbur kohe te cmueshme dhe keshtu kane mbetur te zhgenjyer nga mosperkrahja e tyre. Nje pjese e mafiozeve dhe matrapazeve te tjere kete zone e kane shfrytezuar si zone e kontrabandes dhe u konvenonte qe ketu te mos kete rregull dhe ligj. Po ashtu, administrata nderkombetare e UNIMK-ut eshte treguar e paafte ne ndaljen e grupeve ekstremiste dhe stabilizimin e jetes ne pergjithesi. Por, pergjegjesia me e madhe i takon qeverive te njepasnjeshme te Kosoves, te cilat per dhjete vjet nuk treguan vullnet te zgjidhjes se ketij problemi, per vec vullnetit te tyre per fitim dhe pushtet. Te gjitha keto argumente i ka monitoruar Bashkesia nderkombetare, sidomos ajo amerikane dhe nuk duhet te befasohemi kur ata propozojne projekte alternative per zgjidhjen e ketij problemi.
Investimi i tyre ne Kosove eshte i madh dhe nuk kane kohe te humbin shume deri sa te kthjellen politikanet kosovare dhe te mesohen se problemet e tyre duhet t’i zgjidhin vete nga ta, e jo te presin nga qielli. Per kete problem deri me tani nuk kane dhene prova te mjaftueshme ne zgjidhjen e tij dhe per kete arsye propozohen ide dhe plane qe jane te zbatueshme dhe te pranueshme nga palet. Me nje fjale, keta politikane nuk meritojne te merren me kete pjese. Sepse, po u moren keta jo qe do te shkembehen keto vendbanime, por do te humbnin dy pjeset dhe me shume te ketij territori.
Deklaratat e politikaneve te Lugines per gatishmerine e tyre per t’iu bashkangjitur Kosoves jane inkurajuese, me shume interes dhe mjaft pragmatike. Ngjarjet e fundit ne Lugine dhe veprimi i tyre politik i menjehershem, kishte dhene fryte ne marrjen ne konsiderate te problemit te tyre nga Bashkesia nderkombetare. Dhuna serbe ndaj shqiptareve te Lugines dhe qendresa e tyre jane duke u marre seriozisht nga faktori nderkombetare dhe njeheresh kane mbeshtetjen e ketij faktori. Deklaratat e tyre se ne rast te shkeputjes se veriut te Kosoves, te banuar kryesisht me popullate serbe, ata do t’u bashkengjiten Kosoves jane nje ndihmese e madhe per Kosoven, sepse me ane te kesaj ata paralizojne kercenimin permanent serb se veriu i Kosoves do t’i bashkengjitet Serbise. Pra, permes kesaj neutralizohet projekti i tyre per shkeputje te njeanshme nga Kosova. Ne anen tjeter, kjo kerkese eshte legjitime, kur krejt bota e dine se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, deri ne vitin 1952 ka qene pjese perberese e Kosoves dhe komunistet e kishin ndare nga ky trung me qellim qe te behet shkembimi i tyre me dy komunat serbe, Leposaviqin dhe Zubin Potokun.
Historianet e dine mire kete fakt dhe se ne harten e vjeter te ish-Jugosllavise kufiri kosovar-serb ka qene nga Zvecani deri ne Ristoc te Vranjes. Keto harta sot i kane edhe ushtaraket amerikan, por edhe ushtrite tjera te NATO-se. Te gjithe e dine kete problem, pervec politikaneve te Kosoves, te cilet jane shurdhmemece.
Deklarimet e disa politikaneve kosovare se me ndarjen e Kosoves do te hapet kutia e Pandores dhe jane kunder saj, eshte nje hipokrizi e llojit te vet. Po, kjo hapje e kesaj kutie do te ishte dhurata me e mire per kombin shqiptar, sepse ata nuk do te jetojne neper pese shtete te ndryshme, por ne nje shtet te vetem. Tani jetojne neper pese shtete, edhe pse kishin zhvilluar tri lufta brenda nje dekade. Pra, fitues me i madh i saj do te jete populli shqiptar, ndersa humbesit me te medhenj do te jete politikanet e saj te cilet per ruajtjen e pozites se tyre po tentojne te sakrifikojne idealin madhor te bashkimit te ketij populli. Me ane te nje Konference nderkombetare do te behet korrigjimi i kufijve te ketij kombi dhe kostoja e kesaj do te jete shume me e vogel se sa me ane te konfliktit dhe shkaterrimit. Keta politikane e dine mire, por qarqe te caktuara nuk deshirojne qe kjo te arrihet ne forme demokratike dhe pa gjakderdhje, sepse ne interes te tyre jane perfitimet personale, ndersa populli nuk ju intereson. Disa prej tyre ne kurriz te tragjedise se ketij populli jane pasuruar, duke siguruar familjet e tyre per disa breza. Kjo eshte koha e fundit kur keta maskarenj duhet te largohen nga politika. Dhe per kete arsye, ketyre nuk ju konvenon ideja e Rohrabaherit per hapjen e kutise se Pandores, sepse keta do te humbin dhe do te shkojne ne funderrinat e historise, ndersa do te vijne politikane te rinj, te cilet njemend do te punojne per integrimin dhe zhvillimin e ketij vendi ne te gjitha aspektet e tij.