Godo: Lajthitja e Dules për çamët

Godo i cilëson marrëzira deklaratat e Dules, duke i kthyer përgjigje “dhëmbë për dhëmbë” këtij të fundit me të njëjtën monedhë.
“Nuk ekziston problemi i minoritetit grek në Shqipëri, ndërkohë që gjithë bota e di se çamët janë shpërngulur nga Greqia dhe kanë pronat e tyre atje”, tha Godo.
Presidenti i nderit të asamblesë së PR-së denoncoi edhe heshtjen afatgjatë të qeverisë shqiptare lidhur me çështjen çame. Sipas tij, nuk ekziston asnjë dokument, asnjë lloj deklarate dhe asnjë lloj letre e palës shqiptare në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës, në OSBE-në, në struktura të tjera që të ketë formën e një ankimi nga ana jonë për çështjen çame.
“Mbase ndonjë deputet evropian e ka ngritur me iniciativën e tij këtë çështje, por nuk ka qenë shqiptar dhe nuk ka qenë as nga Shqipëria”, theksoi Godo.
Intervisten e plote mund ta gjeni ne numrin e sotem te gazetes "Shqip"