Godo: Ndryshim kreut, kur partia humbet zgjedhjet
Nga Albana Qehajaj
Rreth 2 jave nga kongresi i jashtezakonshem i PS, presidenti i nderit i republikanëve, Godo vlereson debatin brenda partise me te madhe ne opozite
TIRANE-Humbja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit është arsye e forte për të ndryshuar drejtimin e partisë që sërish mbeti në opozitë. Me kete argument presidenti i nderit i Partise Republikane Sabri Godo shpjegon se duhet te jape doreheqjen e te mos kandidoje me kreu aktual i PS, Edi Rama
“Duhet te vihet një rregull, që partia që humbet zgjedhjet duhet të ndryshojë kryetarin, kjo ëhstë bërë një normë në botën demokratiker ndaj nuk ka pse të mos vihet dhe te ne”, tha Godo.
I pozicinuar larg preferencave se cili duhet te jete njeriu qe duhet te drejtoje që nga shtatori Partine Socialiste, Godo vlereson prezencen e deputeteve te kesaj force politike ne salle dhe heqjen dore nga bojkoti si formen me te mire per kontribut ne demokracine ne vend
“Mua më vjen mirë që PS është forca kryesore e opozitës dhe ajo duhet të jetë në gjednje një opozicion të mirë dhe kjo ndihmon edhe ne qeverisjen e vendit”, tha Godo.
Ndërkaq scialistet do te mbledhin me 29 gusht kongresin e jashtezakonshem ne te cilin do te vendoset per nderprerjen e mandatit te kreun te partise pas humbjes se PS ne zgjedhjet e fundit. Nje grup deputetesh te kryesuar nga Ben Blushi publikuan 10 pikat ku duhet te ndryshoje statuti per te cilat do te kerkojne voten e delegateve te kongresit. Sipas ketij grupimi pas doreheqjes apo nderprejes se mandatit, kryetari nuk duhet te rikandidoje e per kete do kerkohet ndryshimi i statutit. Por nga ana tjeter sipas grupit statutor ne Partine Socialiste cdo ndryshim i propozuar vlen per kongresin e rradhes se partise pasi ai i thirruar me 29 gusht ka si rend ditet vetem vendimet e asamblese kombetare ne te cilat nuk perfshihet asnje ndryshim ne status por vetem qendrimi per te mos njohur zgjedhjet e 28 qershorit si dhe nderprerja e mandatit te Rames i cili sipas te gjitha gjasave rikandidon per kreun e partise.
(d.b/News24/BalkanWeb)