Banorët e Iballës vuajnë mungesën e infrastrukturës
Banoret e komunës Iballë në Pukë vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Asfaltimi i rrugës, që ekziston prej vitit 1900, është premtim i kahershëm i qeverisë, që ende nuk është realizuar. Banorët janë të detyruar ta braktisin zonën.
PUKE- Për banorët e zonës së Iballë problemi më shqetësues është mungesa e rrugës automobilistike, e cila edhe pse u është premtuar prej vitesh nuk ka asnjë ndryshim. Rruga funksionuese tashmë në shkatërrim total funksionin që prej 1900-tës, kur ishte dhe rruga lidhëse mes Shkodrës dhe Gjakovës. Asfaltimi i rrugës nacionale, Bardhet-Iballë është premtim i vazhdueshëm i qeverisë aktuale, por që ende nuk është realizuar. Përballë kësaj situate jeta e banorëve të zonës është vështirësuar së tepërmi.
Banorët e varfër të Iballës dhe fshatrave të tjerë që lidhen përmes kësaj rruge shprehen se 60 km rrugë nga qendra e rrethit, atyre u duhet të paguajnë 1 mijë lekë të reja për të shkuar në Pukë dhe anasjelltas. Për të udhëtuar në segmentin Bardhet- Iballë mjeti duhet të jetë patjetër fuoristradë. Shkatërrimi total i rrugës ka ndikuar që këtë verë të ulet dhe numri i turistëve të cilët e frekuentonin shpesh këtë zonë ku u ndërtua dhe shkolla e parë shqipe në veri të vendit. (e.n/News24/BalkanWeb)