E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata, arrest me burg 5 të akuzuarve për drogë

5 të arrestuarit e operacion policorë të koduar “Trekëndëshi”, u është dhënë masa e sigurisë sot nga ana e Gjykatës së Shkallës se Parë Tiranë. Kjo e fundit i ka lënë në "arrest me burg" 5 të implikuari në shitjen e narkotikëve. 

TIRANE- Gjykata e Shkallës se Parë Tiranë vendosi masën e sigurisë "arrestit me burg" për pesë personat e arrestuar pak ditë më parë në Tiranë si të dyshuar në shitjen e lëndëve narkotikëve. Pesë personat përkatësisht Ibrahim Cani, Ardit Bakalli, Nikolin Merko, Denis Caveli, Fatmir Mezini do të mbahen të izoluar në paraburgim deri në përfundim të hetimit të hapur nga prokuroria e Tiranës. Këta persona janë arrestuar para disa ditësh në kuadër të operacionit policor të koduar “Trekëndëshi”, me 2 kg lëndë narkotike që dyshohet se është e llojit heroinë. Mendohet se, të arrestuarit merreshin me shpërndarjen e narkotikëve në rrethet Elbasan, Peqin, Kavajë dhe Tiranë.
Policia po punon për dokumentimin ligjor të aktivitetit të dyshimtë të tyre si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë çështje. (a.r/ata/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›