Godo: Nje pjese e femijeve me probleme
Kujdesi qe duhet te kryeni ne momentin e lindjes se femijes i shpeton jeten atij nese shfaq probleme me shendetin. Kjo ka qene keshilla qe ka dhene Ministria e Shendetesise, Anila Godo gjate certifikimit te disa mami-infermiereve ne lidhje me menyren se si duhet te trajtojne foshnjat, qe lindin me probleme, mbajtjen ne parametrat e duhur te frymemarrjes, temperatures, nivelit te sheqerit ne gjak etj. Duke qene se mamite jane pa eksperience per dhenien e ndihmes se pare per femijet me probleme, Ministria e Shendetesise ne bashkepunim me OSBE-ne kane bere te mundur trajnimin e nje pjese te mire te mamive nga i gjithe vendi. "Nje nga pikat qe kemi perqendruar vemendjen eshte shendeti i nenes dhe femijes, sepse akoma kemi shifra mortaliteti, qe na bejne me turp. Ju kerkoje qe mesimet, qe keni marre gjate trajnimit t'i vini ne pune ne menyre qe te ulni vdekshmerite foshnjore" eshte shprehur ministrja e Shendetesise, Anila Godo. Sipas saj, ky trajnim eshte shume i rendesishem per shendetin e femijeve, te cilet lindin me probleme pasi jane mamite ato qe i presin dhe duhet te dine se cfare rruge te ndjekin, per shpetimin e jetes se te sapolindurve.
Trajnimi
Ne trajnimin e financuar nga OSBE, moren pjese mami-infermiere te disa materniteteve te vendit. Drejtori i spitalit obstetrik-gjinekologjik "Mbreteresha Geraldine", Halim Kosova, ku u krye ceremonia e shperndarjes se certifikatave, u kerkoi mamive te jene te vemendshme dhe te perkushtuara ne pune. "Cdo minute e jona pune, perkthehet me nje jete, ndaj eshte shume e rendesishme qe te jeni te vemendshme dhe te kujdesshme, ne ate qe duhet te beni me pritjen e femijeve" ka pohuar gjate fjales se tij Kosova. Nga ana tjeter ambasadori i OSBE-se Robert Bosch, i cili pergezoi qeverine per uljen e numrit te femijeve te padeshiruar ne zonat rurale, u shpreh gjithashtu se OSBE, do te vazhdoje te mbeshtese, ne remizimin e projekteve, qe kane te bejne me nenat e reja dhe foshnjat, vecanerisht ato te braktisurat.
Vdekshmeria
Vendi yne vazhdon te renditet me nje numer te larte te vdekshmerise foshnjore, nderkohe qe duhet te merren masa urgjente nga institucionet perkatese. Vihet re nje tendence e zvogelimit te vdekshmerise foshnjore, nga 41.5 vdekje per 1 mije lindje ne 1990, ne 12.4 vdekje per 1 mije lindje ne 2007, megjithate mbetet larg shifrave te vendeve te Bashkimit Evropian. Sipas te dhenave te nxjerra nga institucionet shendetesore rezulton se, vdekjet tek femijet e vegjel kryesisht, shkaktohet nga semundje te aparatit te frymemarrjes, te cilat shkojne deri 30 per qind. Sipas studimeve me te fundit te kryera, rezulton se nga 1 mije lindje 12.4 foshnja nuk mund te vazhdojne te jetojne, per shkak te problemeve qe kane. Zonat te cilet kane edhe numrin me te larte te vdekjeve jane ato verilindore, ku zhvillimi si ekonomik edhe social eshte i ngadalshem, si p.sh ne Diber, Malesi e Madhe, Mirdite vdekshmeria foshnjore eshte dy here me e larte. Por, sipas te dhenave zyrtare vdekshmeri te larte foshnjore, kane edhe disa rrethe te medha te vendit si Tirana dhe Elbasani. S. Isaku