Abortet, Klinikat private kryejne numrin me te madh
Shqiperia eshte nder vendet e para vetem per numrin e madh te vdekshmerise foshnjore, por edhe per numrin e larte te aborteve qe kryhen. Megjithese te dhenat jane shume te kufizuara, vetem nga shtepite e lindjes, perseri numri i aborteve te raportuara eshte i larte. Sipas te dhenave vetem gjate gjysme se dyte te vitit te kaluar, jane regjistruar 500 aborte ne 14 klinika, 10 prej te cilave ne Tirane. Abortet e raportuara nga institucionet publike ne gjysmen e pare te vitit te kaluar, numerohen ne 5092, sipas sektorit te statistikes ne Ministrine e Shendetesise. Nderkohe nuk ka te dhena per numrin e aborteve qe jane kryer ne disa maternitete te rretheve, apo ne klinikat e tyre private. Per kete arsye per here te pare pas 10 vjetesh, ISHP po mbledh te dhenat per abortin edhe ne klinikat private. Qe prej qershorit te 2007-es, raportimi ka nisur ne te gjitha maternitetet e rretheve, vec Mallakastres, Kucoves dhe Malesise se Madhe